Përveç 3 pikëve shumë të rëndësishme për eliminatoret, përballja me Lihtenshtejnin do të jetë edhe një test i mirë për kuqezinjtë, në vigjilje të përballjes së të dielës kundër Spanjës në Shkodër. Kështu për transfertën që do të luhet pas 24 orësh trajneri De Biasi ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar.
Që nga minuta e parë pritet të aktivizohet Azdren Llullaku. 28 vjeçari nga Istoku, që luan në radhët e Gaz Metan në Rumani do të luajë në të majtë më sulmit. Rikthehet në formacion edhe Odise Roshi në të djathtë, ndërsa në qendër në rreshtimin 4-2-3-1 konfirmohet Jahmir Hyka.
Për pjesën tjetër të skuadrës nuk priten ndryshime, me Berishën në portë, Agollin e Hysaj nga krahët, Mavraj e Gjimshiti në qendër të mbrojtjes dhe Abrashi me Kukelin përpara tyre në mesfushë.
Stërvitje të diferencuar ka kryer vetëm Memushaj, për të cilin ende nuk është vendosur nëse do të aktivizohet në ndeshjen me Lihtenshejnin.