Ndryshime ne qeveri shkarkohet Cani emerohen Ahmetaj e Ekonomi

Ndryshime në qeveri, shkarkohet Cani, emërohen Ahmetaj e Ekonomi

Sot, Kryeministri Rama shkarkoi nga detyra Ministrin e Financave Shkëlqim Cani dhe emëroi në vend të tij Zotin Arben Ahmetaj, që deri tani ishte Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Në postin e Ministres së Ekonomisë, Kryeministri Rama emëroi Zonjën Milva Konomi. Zonja Ekonomi, që prej vitit 2013, ka qenë zëvendësministre e Shëndetësisë.

Këto ndryshime në qeveri u bënë publike me një njoftim për median në faqen e kryeministrisë.

Zoti Cani do të vazhdojë mandatin e tij si deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama