Ndryshimet ne qeveri MetaImpulset duhen cdo moment

TIRANË, 23 Tetor/ATSH-Anila Struga/.- "Impulset duhen çdo moment'. Me këto fjalë iu përgjigj të premten kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pyetjes së gazetarëve nëse i sheh të nevojshme ndryshimet në qeveri.

Deklarata e kryeparlamentarit erdhi pas një takimi të tij paraditen e sotme, me kryeministrin Edi Rama, ku ishin të pranishëm dhe kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili.

Në komunikimin e shkurtër me gazetarët, Meta e konsideroi një hap pozitiv, faktin që të shtunën Komisioni i Venecias do të njihet me draftin e reformës në drejtësi, i hartuar nga ekspertët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë.

"Është diçka shumë pozitive që nesër në Komisionin e Venecias do të prezantohet drafti i ekspertëve që kanë punuar me të. Natyrisht, do të jetë një hap pozitiv që ky Komision të shprehet sa më shpejt që ne të vazhdojmë punën të gjithë aktorët dhe faktorët", u shprhe kryetari i Kuvendit. I pyetur për letrën e dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit lidhur me çështjen CEZ, Meta u përgjigj se ende nuk e ka marrë një letër të tillë, por kur ta marrë do të konsultohet.

Referuar procesit të dekriminalizmit, lidhur me kërkesën e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, Meta tha se ka qënë vetë Partia Demokratike që e ka anashkaluar komisionin për këtë çështje.

"Jemi sqaruar dje me kryetarin e grupit të PD-së për pretendimin e Bylykbashit. Ka qënë vetë PD që e ka anashkaluar komisionin përmes propozimit të drejtpërdrejtë që bëri në parlament. Është një ide gjithmonë e mirëpritur që të marrë rol të rëndësishëm ky komision dhe Bylykbashi dhe Balla të mblidhen sa më shpejt dhe për gjithë sa është rënë dakord. Nuk po e kuptojmë se pse po vonohet mbyllja e çështjes së dekriminalizimit", deklaroi z. Meta.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama