Aplikacioni për mesazhe sociale ka përditësuar një lajmërim (notification) të ri, por çfarë kuptimi ka shenja (tick-u) blu? Shërbimi i çatit nxjerr tanimë një shenjë blu pranë çdo mesazhi privat, pasi ky i fundit është lexuar. Kjo shenjë është një veti që shumë përdorues e dëshironin prej vitesh dhe që, shumë prej nesh kanë menduar se aplikacioni e ka pasur.
Më parë, mesazhet e dërguara me sukses kishin dy shenja gri pranë tyre. I pari kishte kuptimin se mesazhi ishte larguar me sukses nga pajisja e përdoruesit dhe e dyta do të thoshte se mesazhi ishte marrë dhe lexuar.
Mirëpo, në fakt, shenja e dytë kishte kuptimin se mesazhi ishte dërguar nga serveri i “VVhatsapp”-it në pajisjen e marrësit, jo që ai e kishte parë atë. Dy shenjat gri ende shfaqen në çatet private dhe tashmë shndërrohen në blu kur mesazhi është lexuar.
Me ndryshimin e ri, shenja do të shfaqet në dritaren e çatit dhe do të shndërrohet në blu,kur kushdo në grup do ta ketë lexuar mesazhin. Edhe faqja “FAQ” (Frequently Asked Questions – Pyetjet e bëra shpesh) është përditësuar, duke përfshirë vetinë e re të aplikacionit.