Një vendim i tillë është arsyetuar me faktin se nuk provohet se Rexha dhe personat e tjerë, Pajtim Serjani, Shamet Mejdani dhe Enea Gega të kenë qëlluar në drejtim të Patrullës së Policisë, me armë me 29 dhjetor 2009-të. "Organi i akuzës, nuk ka sjellë apo siguruar prova materiale që provojnë se të arrestuarit kanë qëlluar në drejtim të policisë" - thuhet në dispozitivin. Vetë i arrestuari Rexha gjatë vlerësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë në Shkallën e Parë, ka pranuar se ka qëlluar me automatik në ajër dhe jo.
Një vendim i tillë duket se e dërgon për komptencë në Prokurorinë e Tiranës, për se një vepër penale e tillë nuk është kompetencë e Krimeve të Rënda. Me ndryshimin e kësaj akuze në "prishje të qetësisë publike" dhe "kanosjes", kjo dosje duhet t'i kalojë për kompetencë prokurorisë së rrethit Tiranë. Ndërkohë, më 29 mars të këtij viti dosja hetimore plotëson afatet tri mujore të hetimit të saj dhe prokurori i çështjes duhet të vendosë zgjatjen e afateve të hetimit ose ndryshimin e kualifikimit të veprës penale dhe dërgimin e dosjes për kompetencë në prokurorinë e kryeqytetit.
Ngjarja ndodhi në fund të vitit të kaluar me 29 dhjetor 2009, kur të arrestuarit Alban Rexha, Pajtim Serjani, Shamet Mejdani dhe Enea Gega po udhëtonin me veturën e "Mercedez- Benz" me targa "BOT QA997". Pranë rrugës "Irfan Tomini" një postbllok i policisë, i bënë me shenjë veturës të ndalet, ndërsa drejtuesi nuk e ndali, duke vazhduar me shpejtësi. Policia iu vu, dhe pa kaluar 200 metra tre nga katër të arrestuarit zbresin nga makina dhe largohen me vrap, ndërsa Rexha nxjerr automatikun dhe qëllon në drejtim të policisë dhe më pas largohet.
Pak minuta më pas, policia arreston Serjanin, Mejdanin dhe Gegën, të cilët sipas Avokatit të Popullit torturohen brenda Komisariatit nr. 2 të policisë nga inspektorët Alfons Gjoni (me precedent penal) dhe Klodian Basha, që tashmë janë marrë të pandehur për këtë akuzë. Pak muaj më pas, i shpalluri në kërkim Alban Rexha, nën shoqërimin e avokates Gega dorëzohet në prokurori, duke pranuar edhe autorësinë e zjarrit në ajër por jo në drejtim të policisë.
Gazeta Shekulli