Ndryshon ora

Ndryshon ora
Rikthehet ora dimërore. Për të gjithë ata që e pëlqejnë gjumin e mëngjesit ka ardhur koha që të flenë një orë më shumë sepse akrepat do të zhvendosen 60 minuta prapa duke u gdhirë dita e diel, 28 tetor.

Natën e së shtunës duke u gdhirë e diel akrepat do të shkojnë prapa një orë, pra ora 03:00 do të jetë ora 02:00 pas mesnate. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Zhvendosja me 60 minuta para ose pas e akrepave nisi të bëhej thuajse i njëtrajtshëm në Europë nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin me pak energji elektrike.

Megjithatë mbi efikasitetin e këtij ndryshimi ka shumë debat. Në disa vende ndryshimi i orës nuk aplikohet, ndërkohë që Rusia po shqyrton mundësinë që të mos e ndryshojë më orën zyrtare. Përveç kësaj, nga studimet sociologe, ndryshimi i orës shoqërohet me ankth dhe rritje stresi për mjaft persona.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama