Ndryshon orari i punes per administraten mengjesi nis ne 0900
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
TIRANe-Ndryshimi i orarit te administrates ka lindur si nevoje, per shkak te vonesave ne pune qe vijne kryesisht nga grate.
Projekt-vendimi
Prej me shume se dy muajsh ne kryeministri, por edhe ne mbledhjet e qeverise po diskutohet mundesia e vendosjes se nje orari te ri pune per nepunesit e institucioneve shteterore dhe atyre publike te te gjitha niveleve. Megjithese nuk eshte vendosur ende ne menyre perfundimtare, burime prane qeverise bene te ditur se po mendohet qe edhe administrata shqiptare ti perafrohet modelit te vendeve te rajonit, dhe nje pjese te vendeve te Bashkimit Evropian, ku orari zyrtar i punes nise ne oren 09.00 te mengjesit dhe perfundon ne oren 17.00 te pasdites per pese dite te javes nga e hena ne te premte. Pra sipas ketij modeli parashikohet qe te mos punohet me ne oraret 08.00 me 16:30 por 09.00 me 17.00 Nje ndryshim tjeter qe pritet te ofroje ky model eshte edhe fakti se tani do te punohet me orar te njejte per te 5 ditet e javes, duke mos bere perjashtim per te premten siç edhe veprohet deri me tani ku punohet me nje orar te reduktuar 08.00 deri ne oren 14.00
Kodi
Megjithate modeli qe kerkohet te praktikohet duket se mbart edhe nje sere problemesh qe kane te bejne kryesisht me plotesimin e normes se kohezgjatjes javore te punes qe percakton edhe Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise. Keshtu, sipas ketij Kodi kohezgjatja normale e javes se punes eshte jo me shume se 40 ore, dhe ne rast se do te aplikohej nje orar i tille, do te behej e pamundur qe te realizohej nje detyrim i tille. Kjo per shkak se nje orar i tille 09.00-17.00 nuk le mundesi per te kryer orar pushimi ne dreke, siç edhe behet deri me tani. Per kete arsye behet e ditur se deri me tani nuk eshte vendosur ende per kete çeshtje, pasi po shihen edhe disa modele te tjera siç eshte ai spanjoll, i cili ka nje orar me te gjate pune, por me nje pushim te tejzgjatur ne dreke, apo edhe ai francez per aplikimin e te cilit do te duhej te ndryshohej Kodi i Punes pasi ai ka plot 52 ore ne jave. Ne baze te Kodit te Punes, Keshilli i Ministrave mund te ndryshoje orarin e punes ne administraten shteterore, por ku ajo respekton percaktimin per te punuar jo me shume se 40 ore ne jave.
Gazeta Shekulli