Ne 15 janar eklipsi me i gjate i mijevjecarit

Ne 15 janar, eklipsi me i gjate i mijevjecarit
E vecanta e ketij eklipsi eshte se Hena do ndjeke per nje kohe me te gjate trajektoren e Diellit dhe mbi te gjitha do kaloje ne mes si nje unaze zjarri rreth nje rrethi te zi. Ne vendin tone por edhe me gjere ne gjithe rajonin tone, per fat te keq ky eklips do jete gati i padukshem. Vendi nga ku mund te shihet me mire eklipsi do jene Maldivet dhe ne vecanti kryeqyteti Male ku unaza e zjarrit perreth Henes do zgjase 10 minuta e 45 sekonda. Kete fenomen do ta shijojne edhe India e Sri Lanka, ndersa me pas do udhetoje edhe ne Uganda, Kenia, Somali, Myanmar etj. Ne 3 ore e 45 minuta, eklipsi do pershkoje rreth 12.900 km. Ky do te jete eklipsi i 141-te i ciklit te Sarosit, i cili nisi ne 19 maj te vitit 1613 dhe qe do te perfundoje ne 13 qershor 2857.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama