Ne 3 qytete gjermane femijet e pare te ’13 jane shqiptare

Ne 3 qytete gjermane femijet e pare te ’13 jane shqiptare
Femijet e pare te vitit te lindur ne tre qytetet te Gjermanise jane shqiptare, nderkohe qe ne shumicen tjeter gjermane, te lindur e pare te vitit jane nga Turqia. Fëmija i parë në spitalin Bobingen/Schwabmünchen është Diar Vllahiu, me origjinë nga Kosova. Marigona Vllahiu, nënë e tre fëmijëve kishte pritur deri në minutat e fundit në shtëpi dhe me pas iu drejtua maternitetit.

Në qytetin Volkmarsen në ora 01:02 minuta me datën 1.1.2013 për së pari  pa dritën fëmija tjetër me origjinë nga Kosova Loriku, fëmija i katërt i Hasijes dhe Hasan Sllatinës. Të pranishëm në spital ishin edhe 3 fëmijët tjerë Aurela 12 vjeçare, Aulanga 9 vjeçare si dhe Elkida 4 vjeçare.  Ato u gëzuan shumë për vëllain e tyre të sapolindur dhe shpjeguan se ky ishte viti i ri që i solli gëzimet më të mëdha dhe dhuratën më të mirë për këtë familje.

Në regjionin Ruhr në qytetin Lüne fëmija i parë i lindur në vitin 2013 ishte po ashtu shqiptar, Adijoni.  Prindërit  Murat dhe Flora Krasniqi thanë se foshnja e tyre doli në kë jetë në orët e para të vitit 2013. Adijoni lindi shëndoshe e mirë me një madhësi prej 51 cm dhe peshë prej 3590 gramësh. Mediat gjermane shkruajnë se këtë vit  ishte hera e parë që shqiptarët behen pjese e kesaj liste.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama