Ne GKA ekspozohen vetem 477 nga veprat e artit te sekuestruara

Ne GKA ekspozohen vetem 477 nga veprat e artit te sekuestruara

Në katin e tretë të Galerisë Kombëtare të Arteve qëndron e hapur ekspozita me vepra të vjedhura të artit. Janë vetëm 447 objektet që deri më tani rezultojnë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, ato që janë përzgjedhur nga specialistët për të qenë pjesë e kësaj ekspozite, nga rreth 1077, që deklaroi si të sekuestruara Ministria e Brendshme. Për dy ditë ekspozita do të jetë nën vëzhgimin e rreptë të punonjësve të policisë së shtetit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, specialistë të trashëgimisë kulturore, por dhe studentët e Arkeologjisë ishin të parët që patën mundësinë të prekin nga afër këto vepra arti. Nën shoqërimin e specialistes së QKIPKsë, Silva Breshanit, studiuesit të artit, pranë GKA-së, Ylli Drishtit studentët bënë një bashkëbisedim për rreth 30 min mbi rëndësinë e vlerave dhe domosdoshmërinë e regjistrimit që kanë këto vepra të ndryshme arti. Dokumentimi dhe mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore në vendin tonë, paraqet jo pak probleme.

“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore fillon me inventarizimin dhe dokumentimin e saj”, tha Silva Breshani. Sipas saj, QKIPK-ja herë pas here duhet që të informohet për lëvizjet, dëmtimet apo vjedhjet e këtyre objekteve, në mënyrë shkurt “Vjeshta e librit” zhvillohet nga data 15 deri më 18 tetor në qytetin e Lushnjes. Kjo veprimtari sjell në vëmendjen e lexuesve vepra dhe autorë shqiptarë, si edhe një panair i botimeve të reja do t’i serviret publikut në Qendrën Kulturore “Vaçe Zela”. Aktiviteti do të jetë nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë, Fatos Tushe. “Dhelpra dhe rrushtë” me regji të Armela Demajt vjen sot, ora 11.00 në Tetarin e Metropolit.

 

Na ishte njëherë një dhelpër… Një ditë pa disa bistakë rrushë majë hardhisë. Goja i shkoi lëng. Kërceu, e kërceu aq shumë, për t’i arritur ata bistakë, sa kur nuk i kapi dot tha: Oh, rrushtë janë të thartë e të pabërë! Interpretojnë: Genti Deçka, Brunilda Borova, Llukan Xhagjika, Rudi Koçibelli. Vjeshta e librit Dhelpra dhe rrushtë që pasojat e rënda në trashëgiminë kulturore të jenë sa më të pakta. Përballë kësaj situate, specialistja Silva Breshani pohon se: “Një sfidë e rëndësishme për Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore mbetet realizimi i inventarizimit dhe dokumentimit të munguar të pikturave murale dhe ikonostaseve të kishave”.

Sipas Breshanit, ky regjistrim nuk bën pronar personin që ka veprën, por certifikon vetëm objektin. Studiuesi i artit, Ylli Drishti gjatë vëzhgimit të pothuajse të gjithë objekteve shpjegoi me kujdes, duke nisur që nga arsyeja e grupimit të tyre pranë njëritjetrit, e cila është bërë sipas formës apo çmontimit që kanë pësuar objektet e deri tek përcaktimi i periudhës që i përkasin. Janë ekspozuar 4 ikonostase që vijojnë nga shek. XVI-XIX.

 

Katër kryqe të pikturuara të shek. XIX dhe 5 dyer ikonostasi të pikturuara ose të gdhendura, së bashku me dy fragmente të shekullit XVII. Sipas një raporti që është bërë deri më tani nga QKIPK-ja, janë dëmtuar duke u hequr nga ikonostaset 15 pjesë baldakimi të pikturuara të shek. XVIII-XIX dhe një ikonostas i gdhendur në dru, pasi i është sharruar pjesa e poshtme (brezi dekorativ), i cili është i rrethuar me dy kolona të gdhendura. Drishti tha se: “Kemi vënë datime paraprake, por jemi duke punuar për datime më të detajuara, që të kuptohet jo vetëm se nga kanë ardhur, por dhe se nga çfarë monumentesh janë vjedhur”. Gdhendjet e para janë më të lehta dhe më të thjeshta, ndërsa figurat janë interesante si për shembull, ajo e Grabielit që njofton Marian. Sipas Drishtit, mungojnë datimet e sakta të këtyre objekteve, sepse asokohe rrallë kush mund t’i vendoste. Objektet e ndara sipas gjinive janë: 106 ikona të shek. XVI – XX dhe një me prodhim industrial.

Pjesë ikonostasesh me baldakin janë 95 copë, kurse kolona 63. Pjesë ikonostasi si; ornamente dekorativ,ë dekoracione, frizë të gdhendur, fragmente kolonash ndarëse, pano, panele, shenjtorë të gdhendur dhe korniza janë 161 copë. Fragmentet e afreskeve të shek XIX janë vetëm 3 copë. Dyer druri ikonostasi të gdhendura ose të pikturuara janë 8 kanata. Gjenden gjithashtu figura luani, dragoi dhe sunduk në dru, por dhe kryqe të madhësive të ndryshme, që nga më të hershmit. Sipas Drishtit, kryqet me madhësi më të vogël i përkasin një periudhe më të hershme, duke ardhur deri tek ato me madhësi më të madhe, që i përkasin periudhës së fundit. Të ekspozuara gjenden gjithashtu shandane bronzi, objekte liturgjike, vazo lulesh, syprinë rrethore metalike, ungjij, dollapë me dekoracion, kupa të vogla metalike, havan në alabastër, aureola argjendi, mbulesa dore metalike, relike shenjtori, pjata bakri me imazhe dhe tekstil.

Mirela Kumbaro

Pas operacionit të policisë në të cilin u sekuestruan një numër i konsiderueshëm artefaktesh dhe ikonash, e ndërsa prokuroria po bën punën e vet, ashtu sikurse specialistët e trashëgimisë kulturore po ndihmojnë me inventarizimin dhe verifikimin e veprave të artit që ndodhen në GKA. Policia e shtetit na mundësoi ekspozimin e një pjese të objekteve të ndaluara, ato janë përzgjedhur me kujdes nën drejtimin e drejtorit të GKA-së, Rubens Shimës”, tha dje në prezantimin e ekspozitës ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Kujdesin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, Kumbaro fillimisht e përcaktoi si detyrë të institucioneve shtetërore, që duhet t’i kenë të regjistruara dhe të funksionojë sistemi i ruajtjes së kësaj pasurie. Gjithashtu ajo shtoi se: “Kujdesi i dytë na takon neve si qytetarë të këtij vendi, për veten tonë dhe për fëmijët tanë. Sot kam ftuar nxënës të Liceut Artistik dhe studentë të Arkeologjisë, sepse vlerat kulturore të artit dhe të trashëgimisë janë, jo vetëm thesare të kombit, por një mjet i rëndësishëm për publikun dhe sidomos për të rinjtë”. Sipas saj, një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës është që përmes trashëgimisë kulturore të edukohemi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama