Fjala e duhur për të kuptuar Tokion është një e vetme: të shkosh përtej luksit të vitrinave dhe lokaleve të lagjes së Ginzas. Japonia, fuqia e dytë ekonomike e botës, e famshme për industrinë e makinave dhe teknologjinë e lartë, ka si industri kryesore të paktën në formë gjysmëzyrtare, atë të "mizu shobai" ("tregtisë së ujit") që mund të përkthehet si "industria e seksit", edhe pse bëhet fjalë për një fenomen të ndryshëm.
Në shkallën më të ulët të piramidës së kësaj perandorie është prostitucioni, ilegal, por i përhapur në të gjithë vendin, falë marrëdhënies së privilegjuar që Yakuza ka ditur të ndërtojë me forcat e policisë. Në lagjet si Shinjuku, në Tokio, është vet Yakuza që u garanton sigurinë qytetarëve: një nëpunës i dehur, klienti tipik i lokaleve "seksi", pasi i ka shpenzuar të gjitha paratë në një klub që administron Yakuza, mund të flejë në rrugë pa pasur frikë se mund ta plaçkitë njeri.
Duke zbritur shkallët e kësaj piramide, seksi sa vjen e bëhet më pak i rëndësishëm dhe dalëngadalë duke kaluar nëpër klubet e striptizës mund të arrish në "kiabakura" ("hostess club", klube nate, ku femrat argëtojnë meshkujt) dhe "Host Club" (klube nate, ku meshkujt argëtojnë femrat), ku seksi nuk është i përfshirë, por xhiroja e parave rritet jashtëzakonisht. Këto klube janë integruar aq shumë në shoqërinë japoneze, saqë janë bërë protagonistë të revistave, "reality show", skenografive televizive, pa llogaritur sagat e pafundme mbi këtë temë.
Frekuentimi në klubet e "Roppongi Hills", apo "Shinjuku", në zonën e Kabukisho-s, është njësoj sikur të lexosh manualin e dashurisë të shoqërisë japoneze. "Salariman" - kështu quhen nëpunësit në këto zona - mbushin lokalet e shumta për të rriturit: me 100 euro, një çmim jo shumë i lartë, në krahasim me pagën mesatare, mund të kalohen disa orë të këndshme duke shkarkuar të gjithë stresin e punës me ndonjë "hostess" ose një shishe alkooli, por pa arritur në seksin e vërtetë.
Për traditë, në pjesën më të madhe të "hostess club", marrëdhënia fizike nuk është e përfshirë absolutisht. Gjithmonë në Kabukisho është treguesi i fundit që edhe në shoqërinë maskiliste japoneze, gjërat po ndryshojnë. Tashmë rolet kanë ndryshuar, ato që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje janë femrat. Kështu, edhe klientela e lokaleve të meshkujve është shndërruar në një ambient femrash. Janë dhjetëra "Host Club" të sapo përuruar (në të gjithë Tokion janë 250). Edhe në këtë rast, klientet nuk paguajnë për të bërë seks, por për të kaluar disa orë pushimi nën shoqërinë e djelmoshave të rinj, me moshë përkatësisht nga 18-25 vjeç, të cilët janë të gatshëm të të dëgjojnë dhe të të bëjnë të ndihesh e dëshiruar.
Djaloshi i duhur, zgjidhet përmes një menyje të vërtetë. Si në rastin e vajzave të "kiabakura" ("hostess club") - emri i këtyre vendeve që të mbajnë me muhabet pa bërë seks, ka lindur nga gërshetimi i kabareve dhe klubeve, dhe janë, le të themi kështu, "trashëgimtaret" e atyre ku takoheshin geishat - "host"-ët nuk përdorin emrin e vërtetë, por një pseudonim, zakonisht të frymëzuar nga filmat komikë, ose ato të animuar, shpesh një figurë historike japoneze. Në këtë mënyrë ruhet anonimati dhe njëkohësisht i shtohen edhe detaje të tjera botës së fantazisë që shtyn klientët të shpenzojnë mijëra para për pak orë larg realitetit: sepse "të marrësh me qira" ato që të ofron një burrë, kushedi se për çfarë arsye, kushton më shumë se të marrësh një grua.
Gjatë një nate, djemtë shkojnë nga një tavolinë në tjetrën, në këtë mënyrë klientët, pavarësisht se zgjedhin një djalë të caktuar, mund të takojnë edhe të tjerët, madje edhe të ndërrojnë partner nëse duan. Kënaqësitë e marra, për secilin prej tyre, janë padyshim të rëndësishme: çdo sukses shpërblehet me një rritje të menjëhershme rroge. Në këtë mënyrë secili prej tyre bën gjithçka që klientet ta zgjedhin dhe nuk janë të pakta rastet kur ata që kanë më pak përvojë, kritikohen ashpër nga kolegët e tjerë me më shumë përvojë. Klubet për gratë janë ndoshta shembulli i vetëm në shoqërinë japoneze, kur burrat janë në kushte inferioriteti ndaj gjinisë femërore, pasi në jetën e përditshme kjo gjë nuk ndodh kurrë: për këtë arsye, tregojnë klientët, kjo është një përvojë e veçantë. E çuditshme në thuhet, por pjesa më e madhe e klientëve janë vajza që punojnë si "hostess" në "kiabakura", që pas mbrëmjeve të lodhshme në punë, kërkojnë të çlirohen nga stresi, ndjenja e vetmisë dhe trishtimit të akumuluar. Pjesa tjetër e klientelës përbëhet nga gra të reja të klasës së lartë sociale, të cilat falë mundësive ekonomike arrijnë të gjejnë aty ngrohtësinë që u mungon në jetën e përditshme. Këto gra, që shpesh janë shumë të bukura dhe nuk e kanë problem të gjejnë një të dashur në jetën reale, preferojnë më shumë të futen në krahët e një "xhigoloje platonik" që di t‘i dëgjojë dhe të flasë me këto princesha për orë të tëra. Çuditërisht, vetëm një pjesë e vogël e klientelës përbëhet nga gra të martuara (klubi i parë i "Burrave geisha" u hap në vitin 1966, për gratë e biznesmenëve) që falë pasurisë së bashkëshortëve të tyre, pothuajse asnjëherë të gatshëm për t‘u kushtuar vëmendje dhe për t‘u dhuruar dashuri, i lejojnë vetes të shpenzojnë 5 apo dhjetë mijë euro për një mbrëmje speciale që të ndihen sërish të dëshiruara. Ndryshe nga koleget e tyre, "host", nuk kanë ndonjë rrogë fikse, por paguhen në bazë të shitjeve të pijeve alkoolike që porositin klientet. Këto të fundit pinë pak (veçanërisht "hostess" që sapo kanë përfunduar ditën e tyre të punës në lokalet e tyre) dhe për këtë arsye djemtë pinë shumë për të rritur porositë. Duke marrë parasysh që një "host club" hapet rreth orës 8 të mbrëmjes, mbyllet rreth orës 7-8 të mëngjesit dhe qëndron i hapur 6 ditë jave, është e lehtë të kuptohet se pas disa vitesh me këtë lloj jete, djemve u duhet të tërhiqen për arsye shëndetësore (ndryshe nga ata "hostess" mund të ndryshojnë punë lehtë, pasi kanë arritur të mbledhin shumë para ose pasi kanë mbushur 30 vjeç dhe dëshirojnë t‘i kthehen jetës normale, ndoshta të martohen e të krijojnë familje). Kur një vajzë porosit diçka për të pirë, nis ajo që quhet "Champagne call": të gjithë djemtë e lokalit mblidhen rreth tavolinës për ta falënderuar për porosinë, madje në disa raste të veçanta, i këndojnë edhe këngë para se ajo të nisë pijen. Çmimi? Nga katër deri në dhjetë mijë euro shishja.
Nëse "hostess club" janë një shfaqje e përbashkët e maskinilitetit, "host club" janë një provë që tregon qartë paaftësinë e burrit japonez për t‘iu përgjigjur kërkesave të bashkëshortes së tyre me të njëjtën gatishmëri me të cilën i përgjigjet kompanisë për të cilën punon. Ndoshta e njëjta që paguan llogarinë e "hostess club" atë që ai frekuenton mbrëmjeve".
Rëndësia
Këto klube janë integruar aq shumë në shoqërinë japoneze, saqë janë bërë protagonistë të revistave, "reality show", skenografive televizive, pa llogaritur sagat e pafundme mbi këtë temë
Personifikimi
Si në rastin e vajzave të "kiabakura" ("hostess club"), emri i këtyre vendeve që të mbajnë me muhabet pa bërë seks, ka lindur nga gërshetimi i kabareve dhe klubeve, dhe janë, le të themi kështu, "trashëgimtaret" e atyre ku takoheshin geishat. "Host"-ët nuk përdorin emrin e vërtetë, por një pseudonim, zakonisht të frymëzuar nga filmat komikë, ose ato të animuar, shpesh një figurë historike japoneze. Në këtë mënyrë ruhet anonimati dhe njëkohësisht i shtohen edhe detaje të tjera botës së fantazisë që shtyn klientët të shpenzojnë mijëra para për pak orë larg realitetit
Çlodhja
Janë dhjetëra "Host Club" të sapo përuruar (në të gjithë Tokion janë 250). Edhe në këtë rast, klientet nuk paguajnë për të bërë seks, por për të kaluar disa orë pushimi nën shoqërinë e djelmoshave të rinj, me moshë përkatësisht nga 18-25 vjeç, të cilët janë të gatshëm të të dëgjojnë dhe të të bëjnë të ndihesh e dëshiruar
Marre nga : Gazeta Shqip