Ne Jug do te ndertohen dy aeroporte te rinj

Ne Jug do te ndertohen dy aeroporte te rinj

Në Shqipëri do të ndërtohen edhe dy aeroporte të tjera, një në Vlorë dhe një në Sarandë. Lajmin e ka njoftuar sot ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto në “Ora Neës”.

Haxhinasto tha se futja në funksion e aeroportit të Kukësit dhe ndërtimi i dy aeroporteve në Sarandë dhe Vlorë do të bëhet pas arritjes së negociatave për heqjen e ekskluzivitetit të kompanisë që menaxhon aeroportin e Rinasit.

“Çështja kryesore e negociatave ka të bëjë me heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare, që do të thotë në rast të një marrëveshje, do të kemi mundësi që aeroporti i Kukësit p.sh të hyjë në funksion pas disa pajisjeve dhe kështu do të hapet mundësia për të ndërtuar edhe dy aeroporte në jug të vendit, që do të thotë se do të kemi një liberalizim më të madh tregu dhe futjen në treg të operatorëve që ne nuk i kemi aktualisht siç janë ato loë cost”, tha Haxhinasto.

“Ata kanë ardhur dhe kanë kërkuara tarifa të reduktuara dhe nga aeroporti ‘Nënë Tereza’, gjë që është duke u shqyrtuar edhe prej tyre. Tregu i aviacionit civil në Shqipëri është hapur, ka shumë kompani të reja, intinerare të reja të cilat kanë ndikuar në një tendencë të uljes së tarifave të biletave. Nga një llogaritje që është bërë nga një mesatare prej 438 euro në 2012 sot jemi në 230 euro. Kemi një reduktim të dukshëm të biletave.

Ne kemi diskutuar për një aeroport në jug dhe flasim për Sarandën, por kemi kërkuar sëfundi edhe aeroportin e Vlorës dhe sigurisht duhet të rillogariten efektet dhe imapktet që duhet të sjellë për aeroportin e Rinasit. Periudha e ndërtimit të tyre do të jetë e llogaritur”, tha ministri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama