Ne Korce flet vetem Filo Nuk eshte vendimi i duhur

Në Korçë flet vetëm Filo: Nuk është vendimi i duhur

Sotiraq Filo ishte i vetmi që reagoi dje nga Korça në lidhje me vendimin e KAS-it që la në fuqi atë të UEFA-s që e përjashton Skënderbeun për një vit nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve. Kryebashkiaku i qytetit juglindor është i vetmi që ka komentuar vendimin e djeshëm, në një kohë që asnjë prej drejtuesve të klubit nuk ka pranuar të flasë. Numri 1 i bashkisë është shprehur i shqetësuar pas vendimit të KAS-it, të cilin e konsideron si jo të duhurin.

sotiraq filo

Filo

"Jam i shqetësuar dhe nuk mendoj se ishte vendimi i duhur, por ai është marrë tashmë dhe duhet ta pranojmë. Kaq mund të them për momentin. Të sqarohet situata edhe më mirë në vazhdim", deklaroi fillimisht Filo. I pyetur më pas se çfarë do të ndodhë me ekipin, kryebashkiaku i Korçës u përgjigj: "Skuadra është çështje e presidentit dhe jo e kryetarit të bashkisë.

Ne si institucion nuk merremi me lojtarët. Japim mbështetjen tonë dhe nuk merremi me çështjen e futbollistëve apo të ekipit", ka mbyllur reagimin e tij të shkurtër Sotiraq Filo. Pas pesë sezonesh radhazi, korçarët nuk do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve. Synimi i tyre është që të fitojnë titullin edhe kampionatin e ardhshëm.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama