Edicioni i 20-të i “Onufrit” 2013 fokusohet tek tema “Elozhe Dyshimit”, konceptin e së cilës kuratori Claudio Cravero e sheh tek të dyja anët e medaljes së gjendjes dyshuese të njeriut, të mirën dhe të keqen. Kurator i sivjetmë Cravero është shprehur i kënaqur me besimin që i është dhënë, meqë sipas tij, e njeh jetën artistike të Shqipërisë, të cilën e ka vizituar disa herë. Ai ka udhëhequr kërkimet dhe aktivitetet publike për shumë institucione kulturore. Cavero bashkë me artistin shqiptar Olson Lamaj, nga të gjitha prurjet do të përzgjedhin deri në 12 artistë, veprat e të cilëve do të ekspozohen në ekspozitën që do të hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Edicioni i 20-të fokusohet tek tema “Elozhe Dyshimit”, konceptin e së cilës kuratori Claudio Cravero e sheh tek të dyja anët e medaljes së gjendjes dyshuese të njeriut, të mirën dhe të keqen. Ekspozita do të hapet më 26 dhjetor 2013 dhe do të qëndrojë e hapur deri në datën 2 shkurt 2014. Çmimi Onufri ka një shpërblim prej 500.000 lekësh (rreth 3 mijë e 500 euro). Fituesi do të shpallet me 30 janar 2014 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Afati i fundit për aplikim është data 10 dhjetor 2013.