Ne Pogradec shkojne ata qe nuk kane para

'Ne Pogradec shkojne ata qe nuk kane para'

Gazeta maqedonase “Dnevnik” ka ironizuar Pogradecin përmes një reportazhi të titulluar “Aty shkon vetëm ai që nuk ka para”. Pavarësisht investimeve me infrastrukturën rrugore dhe prishjen e ndërtimeve pa leje që kishin zaptuar qytetin, në plazhin e qytetit juglindor mbizotëron kaosi, thuhet në të përditshmen maqedonase.

Në shkrim bëhet një lloj krahasimi me plazhin e Ohrdi që në krahasim me atë të Pogradecit, është më shumë i rregulluar, ofron kushte dhe një komoditet për të pushuar. Përmes këtij reportazhi, gazeta përshkruan plazhin katastrofal, kaosin, mungesën e turistëve të huaj, mungesën e infrastrukturës në bregun e liqenit të Pogradecit.

Edhe pse në Pogradec thuhet se po investohet viteve të fundit, “Dnevnik” shkruan se ai nuk është aspak e afërt me plazhet e rregulluara që i ofron Ohri.

“Turistët e huaj janë të pakët apo thuajse asnjë, dhe se ata vetëm kalimthi përshkojnë Pogradecin”.

Po ashtu përshkruhen plazhet e stërmbushur me policë dhe me njerëz që shesin produkte të ndryshme që përbëjnë rrezik në temperaturat mbi 40 gradë celsius.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama