Ne QSUT Operacion i rralle 2-vjecari me buzen si ujk

Ne QSUT: Operacion i rralle, 2-vjeçari me buzen si ujk
Dje në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjekët e Shërbimit Makso-Facial, kryen një ndërhyrje të rrallë te një fëmijë i lindur me probleme në gojë (gojë ujku dhe buzë lepuri). Romeo, një djalë 2-vjeçar nga Shkodra, që i përket komunitetit rom, ishte braktisur nga nëna e tij që në momentin e lindjes për shkak të këtij defekti dhe i rritur nga gjyshja, nuk ishte paraqitur asnjëherë te mjeku për t’u vizituar apo folur mbi problemin. Ka qenë Antoneta Pero, psikologia e një shkolle në Shkodër, e cila ka parë fëmijën dhe ka kërkuar ndihëm në poliklinikat e qytetit për të kryer analizat e fëmijës. Po ajo është paraqitur në QSUT, ku ka kontaktuar me mjekët dhe Drejtorinë e Spitalit dhe ka kërkuar ndihmën nëse një rast i tillë mund të trajtohej. “Ne i kemi kushtuar një vëmendje maksimale këtij rasti, duke qenë sa ka pasur edhe shumë probleme të tjera sociale.

Ndërhyrja ka dalë më sukses, ndërkohë që deklaroj se ne vazhdojmë të japin shërbimin maksimal për të gjithë pacientët si në këto raste, edhe në shërbimet e tjera që ofron QSUT”, theksoi Saimir Ivziku, drejtor i QSUT-së. Për shefin e Shërbimit ky rast konsiderohet nga më të vështirët për vetë faktin se këto lloj operacionesh kryhen brenda 6 muajve të parë të jetës. “Janë operacione, të cilat bëhen pas lindjes në moshën nga 3 deri në 6 muajsh, por ky fëmijë ka ardhur 2 vjeç për shkak të problemeve sociale që kishte”, ka pohuar shefi i Shërbimit Maksofacial, Ramazan Isufi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama