Ne Shqiperi nuk ka 20 mije italianeshifra eshte truk propagandistik

Në Shqipëri nuk ka 20 mijë italianëshifra është truk propagandistik

Në vitin 2014, Ministri i atëhershëm i Punës Erion Veliaj, gjatë një vizite pune në Romë, për habinë dhe sikletin e homologëve italianë, deklaroi për median se më shumë se 19 000 italianë kishin bërë kërkesë për leje pune në Shqipëri.

Ambasada Italiane nuk e korigjoi këtë deklaratë të pavërtetë. Madje Ambasadori Italian Gaiani sikurse edhe Kryeministri Rama nisën ta përdorin shpesh këtë të dhënë--të rrumbullakosur në njëzetë mijë--e cila përfundoi në faqet e gazetave dhe emisionet e lajmeve të Italisë.

Lindi kështu legjenda metropolitane e emigrimit në kahun e kundërt, e ilustruar me intervista kuzhinjerësh dhe arkitektësh italianë të vetëpunësuar në Shqipëri, që kishte si qëllim nxitjen e prurjeve të reja--pjesë e një orkestrimi më të gjerë propagandistik, bazuar mbi lajme të rreme ose tendencioze, si "taksat me të ulta në rajon", "regjistrohet një shoqëri brenda ditës", "jepen me qera kapanone me 1 euro në vit", "nuk ekzistojnë sindakatat", "20 000 italianë janë transferuar tashmë në Shqipëri".

Të gjitha informacione për numrin e italianëve të punësuar në Shqipëri, u mblodhën në mënyrë jo profesionale nga gazetarë mercenarë dhe u pranuan në heshtje nga diplomacia italiane, e paaftë për të kërkuar të vërtetën mbi një të dhënë të ekzagjeruar. Në fakt në në regjistrat AIRE--regjistri civil i italianëve banues jashtë vendit--në atë kohë vështirë të mund të numëroheshin 1 mijë qytetarë italianë banues në Shqipëri, mes të cilëvë kishte shumë shqipëtarë me pasaportë italiane të kthyer nga Italia.

Tashmë që kjo e dhënë e ekzagjeruar është e njohur dhe e cituar nga të gjithë, Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Ministrinë tonë të Punës ka bërë publik një raport, të cituar nga Revista Monitor, se në vitin 2012 numri total i të huajve që punonin në Shqipëri ishte 2 500. Sipas Minsitrisë së Punës numri i tyrë ëhstë rritur dhe në fund të dhjetorit 2015 në Shqipëri punonin 3 139 persona, nga të cilët vetëm 719 ishin qytetarë italianë.

Për të qënë korrekt në arsyetim, duhet shtuar se numri i qytetarëve italianë që punojnë në Shqipëri është pak më i lartë pasi duhen shtuar edhe shumë punonjës publikë italianë me mision në Shqipëri--në ambasadën italiane, asistencën italiane, etj--rreth 900 studentë që frekuentojnë Universitetin e Zonjës së Këshillit të Mirë, një numër i pacaktuar besimtarësh, disa dhjetra vullnetarë të ndryshëm dhe një grup diskret pensionistësh. Ne fakt, sipas nje burimi informal te Ministrisë së Brendshme, në Shqipëri janë rreth 2 000 italianë me leje qëndrimi.

Të dhënat e fundit nxjerrin në pah një tjetër gënjeshtër propagandistike të Kryeministrit Rama, i cili edhe një herë, në vend që të përballet seriozisht me një çështje të rëndësishme dhe jetike sikurse është terheqja e investimeve, kërkon ta zëvendësojë realitetin me truke prej prestigjatorë në një shfaqje cirku.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama