Ne Valbone; mes sfides se perjetshme te natyres dhe kercenimit njerezor te betonizmit...!

Në Valbonë; mes sfidës së përjetshme të natyrës dhe kërcënimit njerëzor të betonizmit...!
...Heshtje madheshtore, zhurme e paqshme, ere qe s`do te ndalet..., pamje qe te mposht, gurgullime qe te gjalleron, qe te çon peshe dhe te gjunjezon para gjithçkaje qe lajmeron se do te hasesh, prekesh, nuhasesh dhe te shohesh; si sfide tokesore dhe qiellore, perzier me gjithçka te veten qe te thote: Nuk te perkas...!

Keshtu nis te te shfaqet Valbona; here joshese, here e eger, here me bore te re e here me bore qe duket si zot i atyre aneve. Te bie ne sy qe nga larg, ndoshta ngaqe rrezet e diellit ndalojne se pari aty, atje..., dhe me pas zbresin deri ne shesh-pushimin e perjetshem te lumit ku rrine ngeshem e formojne njetrajtesine e magjishme qe s`njeh krahasim. Lugine qe te ndjell me nje zemergjeresi te pashoqe; me kthjelltesi, lartesi dhe kufi te percaktuar qarte, ku pertej tyre te jepet vetem te fantazosh, por gjithnje arsyeshem me lejen e vendndodhjes: keshtu te ndodh kur nisesh per ne Valbone, kur hyn ne luginen e saj, e kur perveç te tjerave gjendesh harruar mes mrekullive te saj, qe here te duket sikur te sfidojne ne menyre te perjetshme e here te ngrene peshe duke te ofruar pa kriter dhe çmim krejt madheshtine e elementeve jo te zakonte te saj...!

Nje rruge per Valbone(n)!!!

“E, keni rruge te gjate deri atje, asht rreth 25 kilometer”, na thone teksa leme asfaltin dhe i kthehemi lugines se Valbones. Gjithçka qe nis te te shfaqet te provokon harrim: larg se perditshmes; qyteterimit fals, luksozitetit te betonte, premtimeve pa ngjyre, lojes politike qe te ze per gryke deri sa te hysh aty ku isha une..., greves se urise qe kisha lene kilometra larg dhe karshellekut shumeplanesh te shumekujt!!! Aty dhe atje te dukej sikur ishe ne tjeter bote, ne tjeter jete dhe ne tjeter realitet; qe asnjera prej te trijave, fatmiresisht s`kishin dore njeriu, e aq me pak te njeriut tone politik.

...Bashkudhetaret e mi, jane ca maturante kurioz dhe mjaft te ndjeshem, inteligjent dhe jo aq indiferent nga ç`ka iu ofrohej aty ate dite dhe nga çfare u ishte ofruar 24 ore me pare. E ndersa nderpresim biseden e nisur qe ne kas-kaden e Drinit..., perzier me realitetin e lene neper qytetet tona qe ziejne nga zhvillimet e shpejta dhe te çuditshme, bashkudhetaret e mi mahniten dhe projektojne imazhin e nje te nesermeje premtuese ne ato zona. Mirepo, menjehere vjen edhe stepja e pare; grumbull njerezish, dy fadroma, dy kamione dhe nja dy makineri te renda; ne mes te rruges dhe ne mes te dites punetoret e firmes kishin hapur kanal!!!

“ Ja, prisni nja nje gjysem ore sa ta mbushim kanalin e do te kaloni menjehere”, na thote njeri qe dukej si tip inxhinieri i hapjes se atij kanalit ne mes te rruges, bindje kjo qe te krijohej ndoshta edhe nga dialekti i tij, pa lidhje me zonen ne te cilen ndodheshim. Nje tjeter, qe ne tonin qe perdorte te linte pershtypjen se ishte pergjegjesi i punetoreve, as qe na u afrua te fliste me ne dhe as me te tjeret qe ishin nisur per ne Valbone. Binin ne sy automjete me targa te Tiranes dhe me targa te Kosoves, ndonje edhe me targa te Bajram Currit. Kanali vazhdonte te ishte i hapur, ndersa e shtuna jone e planifikuar per ne Valbone te ngaterrohej tashme neper njerez; normalisht duhej te prisnim deri sa te shtroheshin tubat dhe te mbushej kanali; si ne edhe kolona e automjeteve te tjera qe ishin pas nesh. Thane: po punojme per te shtruar rrugen per ne Valbone!!! Duhej te bindeshim se s`kishim nga te shkonim, por ishte i vetmi moment qe nderkohe kishe bere pakt me harrimin te rikthente ne Tiranen e sheshit ne rindertim, te bulevardit te izoluar, te rrugeve qe hapen, mbyllen e rihapen me fadroma ne mes te dites dhe ne mes te kohes se fluksit te levizjeve; para te gjitha ketyre fakteve tronditese krahasuese te lindte edhe mendimi i pare dyzues: Nje rruge per Valbone(n)?! Hmmmm!!!

E kush s`do ta donte nje rruge te mire asaj lugine; se pari per ata njerez qe banojne atje, e se dyti per te gjitha automjetet qe transportojne vizitoret e zones, qe tashme thuajse jehona e mrekullive te saj ka bere xhiron e botes. Nderkohe qe fadroma hedh materialin mbushes mbi kanal, skepticizmi im kthehet serish ne te perditshmen tone; nis te me kercenoje ideja e betonizmit dhe Valbona eshte aq e magjishme sa s`te jepet te mendosh, as te flasesh as te frymosh; keto procese duket si t`i mundeson lehtesisht ai lume i kthjellte dhe mjaft potent, i qete dhe me nje rrjedhshmeri qe i ngjan arsyes se brishte..., me nje urtesi te mbrojtur deri ne perfeksion nga vargmalet qe ne te vertete te sigurojne qe s`mund te mposhten nga asnje lloj sipermarrjeje. Por, ne kemi lidhje te forte me betonin, me ndertimin qe vjen prej tij, ndoshta ngaqe edhe fitimet qe korren jane me joshese dhe per pasoje edhe me te lehta!!! Brishtesia e “Valbones” duket aq e pafajshme sa te jepet te mendosh se gjithçka qe shihet atij vendi i perket dhe duhet t`i perkase vetem asaj dhe atyre “rojeve” qe i rrine mbi “koke” si engjej..., dhe nje ze vjen nga kanali; mund te kaloni!!!

Rikthim...

... te madheshtia e natyres, te harrimi me dashje i atij mendimi qe me mbajti ne rruge bashke me kanalin, te dy anet e maleve qe me mbronin deri ne vetedijen time te thelle te besimit..., ndersa kujtohesha qe gjendesha ne mes te Kanionit te Shoshanit; per te kaluar neper Dragobi dhe ne Dunishe, per tu gjendur me nje Jezerce mbi koke qe s`mund ta formesosh. Rrjedha e “Valbones” e cila duket sikur te fton drejt zemres se vet, nganjehere edhe te humbet, per te te lene ne magjine e masiveve shkembor qe te rrembejne deri ne perhumbje; gjendemi ne nje zall te madh. “K`tu asht fshati Valbone”, thote banori i pare qe hasim, nderkohe qe vetem ku ve kemben s`te jepet te shikosh. E lame makinen pikerisht ne kete zall, per te vazhduar pjesen tjeter ne kembe, jo vetem nga deshira por edhe nga frika se mos makina jone s`mund ta “hante” ate rruge. Kishim me pak se nje kilometer per tu gjendur ne destinacionin qe kishim percaktuar kur nje sere automjetesh fouristrada na parakalojne; intuita e profesionit dhe njera prej targave te tyre me imponoj te bindem se ne vendmberritjen tone duhej te gjenim nje te “madh”!!! Dhe nje helikopter policie ma perforcoj bindjen. “Ka ardh me te filani...” dhe thote emrin e personit qe gjendej aty per dreke, nderkohe qe moria e automjeteve shoqeronin ne distance funksionarin e larte, te mberritur ne Valbone me helikopter, ndoshta ai e dinte se do te priste ne rruge me shume se 1 ore te kanali dhe fale funksionit te tij s`do te kishte kohe per te humbur; i duhej te rikthehej serish ne Tirane, ne Tiranen e protestave dhe te motivimit te tij profesional dhe qytetar.

Valbona...!

Elibesi eshte 9 vjeçari qe i shoqeruar me nje qen te madh, me nje çante librash ne shpine dhe me nje perfillje te rriturish per vizitoret e “Valbones” se tij, ndalon dhe te pershendet. Pak pertej nje tufe dhensh duket se jane detyra e tij e asaj pasditeje. Elibesi flet me krenari, me miresjellje dhe me nje siguri qe te mahnit: “Po, une jam banor i Valbones e Valbona asht e bukur”. Ne krenarine e tij, qe duket sikur i ka pervetesuar te gjitha te veçantat e atij vendi, ai tregon per jeten e tij, te familjes se tij, per ç`ka gjendet aty dhe per ç`ka ka vendosur te behet neser...! “Jam i vogli ne shpi dhe leshoj delet, pasi edhe m`pelqen te mesoj ne natyre”. Elibesi eshte i veshur me te shkurtra, ndonese ne majen e Jezerces bora ia thoshte, pak me poshte saj bora e rene kohe me pare vazhdonte te qendronte e qete, ndersa rreze shkembit ishte bora e vjeter, ajo e perhershme qe te dukej sikur aty qendronte prej jetesh e s`mund ta levizte asgje....

Elibesi u largua, me idene se ne do te ishim bujtesit e asaj nate; “po ik n`shpi, e po shihna neser se kam me dale heret me ndejt me ju”. Ai djale ishte gjithçka ndryshe qe te afronte ai vend, ndersa kaperceje makinat qe shoqeronin funksionarin per te hyre ne ambientet e lokalit qe serish edhe ato ne ato momente i perkisnin atij. Kapaciteti i restorantit nuk mund t`i pergjigjej edhe ardhjes sone..., e ndersa pronari dhe personeli na u luten ta benim naten aty, se aty kishte kishte edhe nje grup gjermanesh, aty priteshin te vinin edhe disa amerikane te cilet gjendeshin ne zonen e Thethit, ndersa banoret e Valbones ishin te gatshem te mbanin neper shtepite e tyre pjesen qe nuk i zinin bujtinat...
“Valbona”, jo vetem gjeografikisht, premton nje mundesi brilante per turizem, per nje turizem qe i ka hije madheshtise se atij vendi, dhe jo per turizmin e tradites sone te ketokohshme!!!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama