Ne Zelanden e Re refuzohet emri Lucifer

Ne Zelanden e Re refuzohet emri Lucifer
As mos e çoni nëpërmend t’ia vini emrin djalit tuaj Djalli pasi në Zelandën e Re tre kërkesa për t’i qujtuar fëmijët Lucifer janë refuzuar nga autoritetet. Në këtë shtet në dy vitet e fundit janë ndaluar 102 emra përfshirë Baron, Peshkop, Dukë, Gjeneral, Gjykatës, Mbret, Kalorës dhe Zotëri pasi janë të ngjashëm me titujt. Gjithashtu ka pasur kërkesa edhe për të vendosur emrin 89 apo vetëm një shkronjë C, D, I apo dhe T.

Edhe në Suedi ka pasur kërkesa të çuditshme si Google, Metallica, Elvis ndërsa më e çuditshmja ka qenë një kërkesë për rekord gines pasi emri ka pasur plot 43 shkrojna. Emir ishte ky: Brfxxccxxmnpcccclllmmnprxvclmnckssqlbb11116. Gjithashtu dhe në Shqipëri ka një “listë të zezë” me emra që nuk lejohen të regjistrohen ku bëjnë pjesë emra si: Ekran, Ankim, Ironi, Pseerdhe, Pafate, etj etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama