Ne ankand edhe letra e shkruar ne burg e Alfred Drajfus

Ne ankand edhe letra e shkruar ne burg e Alfred Drajfus
Një letër e kapiten Alfred Drajfusit  (afera ‘Drajfus’) e shkruar nga burgu më 1895, do të nxirret në ankand në Sotbi të Parisit  më 29 maj të këtij viti. Organizatori pret që ajo të shitet për 100 mijë deri 150 mijë euro.Kapiten Alfred Drajfus ishte i vetmi hebre në Shtabin Suprem të Francës, i cili u ndodh në qendër të aferës së spiunazhit që asokohe tronditi Francën. Letra iu dërgua Ministrisë së Punëve të Brendshme një muaj pasi Drajfus ishte dënuar për tradhti. 

Alfred Drajfus (1859-1935), hebre nga krahina e Alzasit në verilindje të Francës,  që asokohe ndodhej nën pushtimin gjerman, më 1894, në atmosferën antisemitike   të krijuar me shkrime në shtyp e opinion, u shpall fajtor për dhënie të sekreteve ushtarake Gjermanisë dhe u dënua me burgim të përjetshëm në Ishullin e Djallit në Guajanën Franceze.

Shkrimtari i njohur Emil Zola më 1898 publikoi letrën e tij të famshme “Akuzoj”, në të cilën apostrofonte anëtarët e Shtabit Suprem për “një nga krimet më të shëmtuara juridike në histori” dhe kërkoi hetim të ri dhe gjykim të ri publik.  Në saje të letrës së Zolës, e cila ndau thellë opinionin e atëhershëm francez, Drajfus u rigjykua. Fillimisht iu ul dënimi, pastaj u amnistua, kurse pas disa vitesh u lirua nga akuza dhe u rehabilitua.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama