Ne bizantinet

Ne, bizantinet
Komandanti i Forcave të Skuadronit të Dytë, David E.M. Jones i ka dërguar një letër ngushëllimi, familjes së Dëshmorit të Kombit, Feti Vogli, i cili prej ditës së djeshme prehet në varrezat e dëshmorëve.

Në letrën dërguar familje Vogli, Jones shpjegon edhe momentin kur Kapiten Vogli është qëlluar.

“Gjatë operacionit, një polic i pabesë afgan, në mënyrë krejt të befasishme hapi zjarr dhe plagosi Fetiun dhe dy ushtarë të tjerë të koalicionit. Një komandant afgan i Pikës së Kontrollit u përpoq të reagonte shpejt për të neutralizuar agresorin, por gjithsesi plagët e Fetiut rezultuan shumë të rënda. Ata që ishin të pranishëm në këtë ngjarje e përshkruan të gjithë reagimin dhe sjelljen e Fetiut pas këtij sulmi të befasishëm, si heroik. Pa asnjë dyshim, ai luftoi me një kurajo absolute, me nder e dinjitet duke dhënë dhe jetën e tij. Ai u qëllua ndërsa përpiqej që të bënte jetën e të tjerëve më të mirë.”

Letra  plotë dërguar familjes Vogli dhe shefit te Shtabit te Forcave te Armatosura, Xhemal Gjunkshi.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e të dashurit tuaj. Fetiu po kryente një mision humanitar jashtëzakonisht të rëndësishëm në ditën që ndodhi incidenti tragjik. Ai po eksploronte mënyrat se si mund të ndërtohej një shkollë dhe një qendër shëndetësore në një zonë të quajtur Robat, ku komuniteti lokal ka nevoja jetike për arsimim më të mirë dhe infrastrukturë shëndetësore më të mirë. Fetiu po kryente një mision rikonicioni në Distriktin Spin Boldak, në Afganistanin Jugor së bashku me kontingjentin e tij të Forcave Speciale Shqiptare “Eagle 4″, si dhe me trupa nga skuadroni i Kavalerisë e anëtarë të policisë afgane.

Gjatë operacionit, një polic i pabesë afgan, në mënyrë krejt të befasishme hapi zjarr dhe plagosi Fetiun dhe dy ushtarë të tjerë të koalicionit. Një komandant afgan i Pikës së Kontrollit u përpoq të reagonte shpejt për të neutralizuar agresorin, por gjithsesi plagët e Fetiut rezultuan shumë të rënda. Ata që ishin të pranishëm në këtë ngjarje e përshkruan të gjithë reagimin dhe sjelljen e Fetiut pas këtij sulmi të befasishëm, si heroik. Pa asnjë dyshim, ai luftoi me një kurajo absolute, me nder e dinjitet duke dhënë dhe jetën e tij. Ai u qëllua ndërsa përpiqej që të bënte jetën e të tjerëve më të mirë. Për këtë arsye, ju siguroj që Fetiu është për ne një hero, që do të nderohet e do të ketë nderimet tona më të larta, ndërsa vazhdojmë misionin tonë në Afganistan.

Ai ishte një luftëtar trim e i respektuar, ndaj dhe do të mbetet gjithnjë në mendjet dhe zemrat tona, ndërsa ne do të mbarojmë punën që ai filloi në Provincën e Kandaharit. Qëllimi im është që Fetiu të jetojë gjithnjë në zemrat tona nëpërmjet fitoreve të vazhdueshme ndaj Talibanëve, dhe nëpërmjet paqes që ne po arrijmë për popullin afgan të drobitur nga lufta. Sakrifica e tij do të jetojë gjithnjë në shpirtin e një partneriteti të qëndrueshëm e të pashkatërrueshëm që ekziston ndërmjet ushtarëve të skuadronit tim dhe operatorëve special të Forcave Speciale Shqiptare.

Edhe një herë, ngushëllimet e mia më të thella për ju dhe familjen tuaj. Do të ndjejë mungesën e kapitenit Feti Vogli dhe ndikimin e tij pozitiv në mjedisin e luftës në Afganistan”Astrit Cani

Një intervistë televizive e përkthyesit dhe kultivuesit Robert Elsi, nuk kaloi pa vëmendjen e radhëve intelektuale, pavarësisht problemeve humanitare të këtij dimri të vështirë.

Përgjigjet e pyetjeve ngjanin si të pickuara.. Në fund të fundit, televizion që nuk e sheshon imazhin e intelektualit nuk ka.

Pa shpresë se do të thellohen ndonjëherë ato përgjigje, mendoj se duhen shtruar edhe disa pyetje të tjera, kësaj radhe nga bota e re intelektuale shqipfolëse drejtuar përkthyesit Elsi, si adash potencial i saj si dhe lëvrues i kulturës së gjerë në gjuhë angleze. Këto pyetje shërbejnë për të zgjidhur disa nyje që në mendësinë tonë, ose të sivëllezërve tonë, janë forcuar aq shumë sa ngjajnë kryekreje me ngërçe mendore.

Normalisht kjo pasqyrë doracake e përqasjes së Elsit ndaj botës sonë, ka, më shumë se gjithçka tjetër, kontradikta dhe klishe. Që na interesojnë sepse janë edhe tonat.

Surprizë e këndshme, n’epokën e librit elektronik, të zbulosh se albanologjia e Elsit peshon 2,5 ton, por për mendimin tim, për të kuptuar shqiptarët duhet lexuar sa më shumë Dostojevskij, i cili pavarësisht se nuk dinte shqip, mbetet për shkak të zotërimit psikologjik, albanologu më i madh i botës. Dostojevskij, si gjeni universal, njeh më shumë për albanologjikën sesa albanologjinë kuptohet. Prandaj albanologjia e tij, matet me karàt, e jo me ton.

Elsi thotë se nuk do të mund të jetonte në Shqipëri, pasi këtu paskemi ngelur akoma në kohën osmane. Dhe si argument jep kafen si institucion. Klisheja e faturimit të prapambetjes sonë perandorisë osmane, asaj kohe dhe asaj filozofie, është shumë e njohur dhe nismëtarët e kësaj mendësie dihet që janë rilindasit. Në formë e sotme është përhapur nga ithtarët e socializmit tonë, me në krye shkrimtarët. Dhe fakti se ne i bëjmë punët akoma tek “kafiqi i mahallës” siç e thonë në mënyrë gati anadollake andej kah Prishtina, është argument për këtë.

Jetëgjatësia e osmanizmit ndër ne, me të paktën 5 shekuj, është po ashtu argument, por Elsi si shumë profesionistë të tjerë mëton se shekujt qenkan bërë 6, pra se vazhdojmë në osmanizëm.

Kritika e osmanizmit, në kuadrin e civilizimit shqiptar, nuk ka shumë vlerë, pa u thelluar më parë, një kritikë tjetër, shumë e rëndësishme. Bëhet fjalë dhe duhet folur për perandorinë që ka zgjatur më shumë ndër ne, dhe që është perandoria më jetëgjatë në histori: Bizanti.

Përse “albanologët” ose etno-albanologët nuk merren sa duhet me Bizantin, dhe më sak me bizantinizmin, me bizantinizmin ndër shqiptarë? Është e vërtetë se në Bizant nuk ekzistonte institucioni i “kafiqit”, por filozofia jonë praktike, ngjan shumë bizantinì, sidomos urrejtja që ne, bizantinët kemi, për të renë, për të rinjtë, për individin, është e gjitha bijim i ndjetit bizantin që na karakterizon. Madje ne kemi edhe humor bizantin, që ka zënë vend në programacionin televiziv: quhet “Portokalli”.

Mund të thuhet se Bizanti nuk quhet, pasi në atë kohë nuk ishim ende komb, madje nuk ekzistonin kombet. Kjo tezë vetëm e fuqizon argumentin, pasi duke mos qenë komb, nuk kemi mundur t’i rezistojmë fare, e mbase nuk kemi pasur çfarë t’i kundërvëmë asaj mendësie të errët. E madje humusi ose nënshtresa ku ka mbirë kombi jonë është pikërisht në atë truall. Edhe flamuri ruan shqipen bizantine, për të treguar se sa shumë që jemi identifikuar me Bizantin.

Nuk dua të them se Bizanti ka qenë i gjithi errni, por nëse ka lënë gjëra të mira, në Shqipëri prej tyre gjen pak, maksimumi ndonjë ikonë, teksa një lloj tinëzie provinciale, intrigantizmi morboz, një lloj pashpirtësie bizantine, e gjen ndër ne pa kursim.

Kritika e bizantinizmit fillon qartazi pikërisht në kohën e Zogut. Nga filozofi Krist Maloki, i cili, fatkeqësisht, si pasojë e nacionalizmit të tij, i beson shumë një miti që ndër shqiptarë vetëm i shton bizantinizmat: miti i gjakut.

Elsi thotë, se pastaj (pas shtetit osman) erdhi diktatura e Zogut, e po ndërtohej shteti.

Por në vitet tridhjetë, pavarësisht disa bizantinizmave të mbretit feudal, të paktën në letërsi kishte edhe vepra. Madje kishte më shumë vepra se bizantinizma. Gjë që nuk mund të thuhet për realizmin socialist, as për letërsinë e sotme. Klani që e dominon zyrtarisht letërsinë e sotme, duke e “kapur” letërsinë falë bizantinizmave të mësuara nga shkolla e vjetër real-socialiste, nuk arrin ta kalojë derën e oborrit. Oborrtaria e artistëve, në të vërtetë, ka kuptim në vende jo-bizantine, pra tek ne, nuk mund të jesh artist oborri, pasi mëson më shumë bizantinizma sesa rrugë Rome.

Elsi thotë po ashtu se nuk ka letërsi të mirë sot, pasi për të pasur letërsi të mirë duhet një sinqeritet i madh. Njëkohësisht atij i duket letërsi e mirë ajo e prodhuar nga pasardhësit e realizmit socialist, sikur këta ta paskëshin atë sinqeritetin e madh. Me sa duket ai i ka edhe burim informacioni. Por duket se punon me dy filologji.

Në radhë të parë ata që janë të sinqertë shumë, nuk shkruajnë fare, sa të fillosh shkrimin ka mbaruar sinqeriteti, fillon ndërtimi, vullneti, projekti; dikton interesi, qëllimshmëria.

Në të vërtetë shkrimtari më i shquar i diktaturës, e përligj mungesën e sinqeritetit me formulën: se ashtu ishin kushtet. Por kushtet gjithmonë janë të rreme: çdo shoqëri është e themeluar mbi rrenën e numrit. Thjesht diktaturat ngulmojnë me forcë ta imponojnë si të vërtetë rrenën e tyre.

E vërteta njerëzore, ajo që ta ushqen shpirtin me jetë, nuk i takon një shoqërie, por vetëm individit, vetëm unit, i zbulohet, dhe është e pakumtueshme, është vetëm e rrokshme. Nuk i takon numrit, por logosit. Në skaje letrare mund të themi, se e vërteta i takon vetëm personazhit dhe jo alegorisë.

Në këtë kuptim, një letërsi si ajo shqipe, nuk mbahet me personazhin e diktatorit, sikundër letërsia gjermane mbahet me një Faust, por jo me një Hitler.

Problemi i personazhit, është shumë i rëndësishëm, pasi është në qendër të një kulture. Aty ku personazhi nuk ka jetë (pra kontradiktë jetësore) sa duhet, pra nuk është real sa duhet, aty zë vend alegoria.

Me një adoleshent të pahonepsshëm si Karl Rosman, të nisur për Amerikë nga prindërit, pasi kishte pasur një aventurë me guvernanten e madje edhe një fëmijë prej kësaj, Kafka na bën të shohim një botë, Botën e Re. Kurse ata që duan të shohin njeriun me sytë e Amerikës, nuk shohin asgjë, pasi historia, dhe njësitë e saj të mëdha, nuk e shohin dot njeriun, janë të verbra, janë makinacione të njerëzores, nuk janë njerëzorja. Njerëzorja artikulohet gjithmonë në njëjës.

Ky është problemi thelbësor i ngërçit të letërsisë së sotme shqipe e më gjerë. Duan ta shohin njeriun me sytë e historisë, dhe kjo gjë, siç e bëri Kadareja, kishte kuptim (çka se të kufizuar në furkën e alegorisë), në një kohë kur historia “bënte namin”, por sot në fundin e historisë, nuk jep asgjë, as alegori të honepsshme.

Po t’i hyjmë më thellë, kritikës së historicizmit dhe alegorizmit, mund të dalim në përfundimin se alegoria është bizantinizëm. Alegoria është mënyra për ta shfytyruar individin, një mos-përshfaqje (un-representation); porse vetëm takimi i komunitetit me individin e vet, i krijon dhe i lakon të dyja palët. Përndryshe mbesim në bizantinizëm.

Vërtet historia shqiptare ngjan mjaft absurde, sesi shqiptarët kanë bërë gjithmonë zgjedhjen e gabuar, e vazhdojnë ta bëjnë, sa herë që duket se po zgjedhin. Por absurditeti është karakteri i njëmendtë i historisë. Në historinë tonë ka shumë e shumë data bizantine, një ndër ta është kongresi gjuhësor i ‘72-shit, një ndër më të fundit është 21 janari. Bizantinizmi është i të gjitha palëve, kuptohet, aq më tepër kur të gjitha palët shpallen shumica, dhe si çdo filozofi shumice, ka si target individin. “Lufta e njeriut kundër pushtetit, është lufta e kujtesës kundër harresës”, ka shkruar Milan Kundera. Porse lufta e njeriut për pushtetin, është lufta kundër vetë njerëzores.

Një ndër pikat kryesore të programit kulturor të shqiptarisë që dikur do të fillojë të artikulohet, do t’ishte kritika më e thellë dhe më e ndershme e bizantinizmit. Deri në shëlbim.

Foto: http://www.worldwideweiherhof.de/?m=200701

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama