Ne cilat vende te Europes eshte me i lire karburanti

Ne cilat vende te Europes eshte me i lire karburanti
Çmimet e larta të karburantit kanë terrorizuar shumëkënd në Europë. Janë argument i përditshëm i mediave dhe natyrisht pjesë e çdo bisede që bëjmë ne. Po ku është më e lirë dhe ku është më e shtrenjtë benzina super? Gazeta Bild sjell një hartë të Europës, ku jepen edhe çmimet sipas çdo shteti. Rekordin e mban Norvegjia ku çmimi shkon në 2.05 euro. Më pas vjen Italia dhe Greqia, dy vendet fqinje me ne. Çmimet më të ulëta janë në Rumani e Bullgari me 1.29 dhe 1.31 euro respektivisht. Çmime të ulëta ka edhe Polonia, Spanja, Qipro, Malta, Zvicra, Austria dhe vendet baltike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama