Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Pesë shqisat – shikimi, dëgjimi, prekja, shija dhe nuhatja – si 5 mënyra të ndryshme për të perceptuar botën, duket sikur veprojnë të pavarura. Në fakt, ato bashkëpunojnë ngushtë për të mundësuar mendjen që të kuptojë më mirë ç’ndodh rreth saj, thuhet në një shkrim të revistës “Scientific American”
Në disa raste, një ndjenjë e fshehtë mund të ndikojë në atë që njerëzit mendojnë. Kur informacioni pamor përplaset me atë dëgjimor, ndjenja e përftuar nga shikimi është më e fortë dhe ndryshon ndjenjën e përftuar nga dëgjimi. Kur një ndjenjë humbet, një tjetër merr nxitje. Për shembull, njerëzit të cilët janë të verbër mund ta stërvitin shqisën e dëgjimit për të luajtur rol te dyfishtë. Personi që është i verbër dhe i shurdhër mund të përdorë prekjen për të interpretuar të folurit.
Sinjalet e shqisave duhen gjithashtu të takohen rregullisht në tru për të siguruar që përshtypjet e njeriut për botën jenë të sakta. Aftësia për të perceptuar emocionet e të tjerëve mbështetet në kombinimin e informacioneve nga tingujt, pamjet dhe madje edhe nuhatja. Sistemet perceptuese, veçanërisht aroma, lidhen me kujtesën dhe emocionet, ndërsa përplasja e mesazheve të dërguara nga shqisat në tru ofron disa nga nxitjet më fantastike për iluzione, shpikje dhe art. Kjo mënyrë perceptimi quhet synesthesia, ose bashkim i shqisave.
Njerëzit zakonisht dallojnë pamjet që shohim dhe tingujt që dëgjojnë. Por në disa raste, ato mund të ndërthuren. Gjatë perceptimit, truri integron informacionet që merr nga veshët me ato të syve. Kjo bën që njeriu i cili merr informacionin duke parë, mendon se e ka dëgjuar.
Balenat, mes kafshëve të tjera, lëshojnë tinguj – jo për të komunikuar me balena të tjera, por për të “parë”. Për të identifikuar dhe gjetur një objekt, ato ndjekin gjurmët e valëve zanore që përplasen me objektin dhe kthehen në jehonë. Ky sistem shqisor quhet “eko-lokacion”. Edhe pse shumica e njerëzve vetëm mund të imagjinojë pamjet kur dëgjojnë tinguj, disa njerëz të verbër kanë arritur për të zotëruar një formë eko-lokacioni; nga mërmëritja dhe përplasjeve e tingujve, këta individë mund të përdorin veshët e tyre për t’u orientuar.
Njerëzit, të cilët janë të shurdhër-të verbër, përdorin shqisa të tjera si prekjen për të levizur dhe për të kuptuar botën për rreth. Disa përdorin Metodën Tadoma – duke prekur buzët e një personi që flet. Kjo metodë filloi të përdorej për herë të parë në vitin 1920. Nëse mësohet në moshë të hershme, metoda Tadoma mund të ndihmojë një fëmijë të verbër-të shurdhër që të mësojë të flasë. Për shkak se kjo metodë është jashtëzakonisht e vështirë për t’u mësuar, nga viti 1950 filloi të humbasë terren përballë gjuhës me shenja si metodë mësimore mbizotëruese. Sot, shumë pak njerëz në botë përdorin ende metodën Tadoma.
Njerëzit me synesthesia kanë një lidhje të veçantë mes shqisave, në të cilat aktivizimi i një kuptimi vetvetiu shkakton një tjetër. Ata mund të shohim ngjyra, kur dëgjojnë zhurma. Synesthesia mendohet të jetë gjenetike dhe studimet e fundit tregojnë se synesthesia mund të jetë një avantazh evolues. Studimet kanë treguar se artistët janë 7 herë më të prirur t’a perceptojnë botën nëpërmjet mënyrës synesthesia.
Synesthesia (bashkim i shqisave) është gjendje neurologjike në të cilën stimulimi i një ndijimi apo ideje çon automatikisht, në ndjesi a njohje te tjera te pavullnetshme. Kohët e fundit, vështirësi kanë dale mes studiuesve për gjetjen e një përkufizim më të saktë të synesthesias, pasi në shumë raste termi “bashkimi i shqisave” duket të jetë i gabuar dhe është propozuar “ideasthesia”, si term më i përpiktë.
http://astritlulushi.wordpress.com/2013/01/11/ne-cmenyre-truri-percepton-boten/