Ne fytyre lexohet se cfare femijerie kemi pasur

Ne fytyre lexohet se cfare femijerie kemi pasur
Nëse i besojmë një studimi të ri, në fytyrë mund të na shihet se çfarë fëmijërie kemi pasur. Nëse linjat në fytyrë nuk janë simetrike, fëmijëria nuk ka qenë e lehtë. Shkencëtarët nga Universiteti i Edinburghut kanë vërejtur se simetria e fytyrës zbulon detaje në lidhje me fëmijërinë, madje edhe për statusin shoqëror-ekonomik.

Hulumtimi është bazuar në matjet e fytyrës dhe trupit dhe simetrisë së 292 participantëve të rritur, të moshave ndërmjet 83 dhe 87 vjeç. Ata janë përgjigjur në shumë pyetje rreth fëmijërisë së tyre, ndërsa shkencëtarët kanë hulumtuar rreth ambientit dhe rrethanave si janë rritur.

Kështu, është vërejtur një lidhje e madhe mes simetrisë më të vogël të linjave të fytyrës dhe rritjes në një rreth të varfër. Lidhshmëria është më e shprehur te meshkujt, sesa te femrat. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se disa mungesa nga fëmijëria lexohen në linjat e fytyrës, që do të thotë se në fytyrën e dikujt mund të lexohet se çfarë fëmijërie ka pasur.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama