Por, mos kujtoni se këto janë vetëm ëndrrat tuaja, sepse të gjithë njerëzit duket se frikën, stresin, pasigurinë, etj në ëndërr I përjetojnë njësoj. Prandaj, në këtë shkrim shpjegohen, origjina e ëndrrave që shihen më shpesh nga të gjithë njerëzit, e që ndonjëherë sipas këtij shpjegimi gjenden edhe zgjidhjet e problemve në jetën e vërtetë. Me siguri do tw jeni dakrd me ne, nwse themi se kwto janw wndrrat mw tw zakonshme qw shohim
Kur sheh që ju ndjek dikush
Këto lloj ëndrrash, vijnë si pasojë e ndonjë situate të vështirë që jeni duke përjetuar në realitet. Nëse në zgjim, jeni duke përjetuar ndjesi që lidhen me ankth, tension, frikë, është normale që t’u shfaqen ëndrra ku ju jeni duke vrapuar nga frika, për t’I shpëtuar dikujt që ju ndjek nga pas. Të vrapuarit është një përgjigje instiktive për t’ia mbathur nga rreziku.
Zakonisht skenari i ëndrrave është pothuajse i njëjtë: ëndërruesi, ndihet I frikësuar nga dikush që po e përndjek dhe që kërkon ti bëjë keq. Këto ëndrra, janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj frikës, stresit apo situatave të ngjashme që përjetohen në jetën e përditshme. Por, në vend që të përballeni me problemet, ju ia mbathni prej tyer, këtë e tregon mësë miri ëndrra juaj.
Pyeteni veten, kush apo çfarë e shkakton frikën tuaj, dhe nga kush poi a mbathni. Ndoshta do ta gjeni një përgjigje ndaj frikës që ju mundon në jetën përtej ëndrrave.
Ka shumë mundësi që “ndjekësi” I ëndrrës, mund të jeni vetë ju. Në këtë mënyrë ju përfaqësoni, zemërim, xhelozi, zili, frikë, ndonjëherë edhe dashuri, të cilat në ëndërr shfaqen nëpërmjet kërcënimit, prej të cilit jeni duke ia mbathur.
Kur shihni një ëndërr të tillë, do të bëni mirë të përballeni me rrezikun, madje ta pyesni përse ju ndjek. Kështu do të gjeni një përgjigje të asaj që ju shqetëson në të vërtetë.
Ky është shpjegimi klasik për ëndrra të tilla. Një shpjegim tjetër ka të bëjë me frikën e ndonjë sulmi të mundshëm në ambientin ku jetoni dhe punoni. Më të zakonshme, janë këto ëndrra për femrat dhe meshkujt që punojnë nën stress dhe në një ambient agresiv dhe armiqësor.
Gjithashtu këto ëndrra janë përjetime të drejtpërdrejta të frikës nga abuzimet seksuale apo dhunës, që shkaktohen nga informacionet e marra nga mediat. Pasqyrimi i ngjarjeve tronditëse, nxit frikën dhe thekson pasigurinë ndaj një situate të rrezikshme, viktima të së cilës mund të jemi të gjithë.
Kur sheh që të bien dhëmbët
Kjo është një nga ëndrrat e zakonshme, që I shohin të gjihë njerëzit. Në përgjithësi, në ëndrra të tilla, duket sikur dhëmbët bien shumë lehtë me një prekje të dorës. Nuk janë ëndrra të frikshme, dhe nuk krijojnë gjëndje ankthi te ai/ajo që I sheh, por megjithatë imazhi I tyre, vazhdon të mbetet në mendjen e ëndërruesit, për një kohë të gjatë edhe pas zgjimit.
Dy janë shpjegimet kryesore për ëndrra të tilla:
E para ka të bëjë me pamjen e jashtme dhe seksualitetin. Dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen e njeriut. Një buzëqeshje ku duken qartë shenjat e dhëmbëve të bukur dhe të shëndetshëm, është një prej armëve më të fuqishme të joshjes dhe të flirtimit. Prandaj, të rënit e tyre në ëndërr, nënkupton frikën e të mos qenit të bukur, ose e frikës së të mos qenit seksualisht tërheqës dhe në rastin më të keq të ndonjë impotence seksuale.
Të zakonshme janë këto ëndrra, edhe kur ëndërruesit I duket sikur po plaket, dhe bashkë me plakjen është duke humbur rininë dhe bukurinë.
Në të përditshmen është e zakonshme, që pamja e jashtme vazhdon ende të luajë një rol të rëndësishëm, ndoshta kryesorin për të vlerësuar dhe gjykuar një person. Prandaj pamja e jashtme, ka shumë rëndësi për të gjithë. Në këtë mënyrë të gjitha shqetësimet që lidhen me humbjen apo venitjen e bukurisë, manifestohen në ëndrra ku personit I bien dhëmbët.
Shpjegimi i dytë, ka të bëjë me situtata të sikletshme që ëndërruesi, mund të ketë hasur në jetën e përditshme.
Dhëmbët përdoren për të kafshuar, copëtuar dhe për të pwrtypur. Në këtë këndvështrim ato përfaqësojnë pushtet. Humbja e tyre në ëndërr, nënkupton një situatë reale ku jeni treguar të pafuqishëm. Të tilla raste mund të jenë përshembull nëse rrezikoni të shkarkoheni nga detyra apo të bini nga pushteti dhe ju nuk keni mundur të kundërpërgjigjeni apo të mbroheni.
Nëse ndiheni të pafuqishëm të përballeni me situate të tilla, ndiheni inferiorë dhe të pazotë për t’ dalë zot vetes, ateherë ka shumë mundësi që të shihni ëndrra sikur ju bien dhëmbët.
Në këtë rast ëndrra, nënkupton se duhet të tregoheni më të vendosur dhe të sigurt për të mbrojtur atë që ju takon.
Një rast i veçantë I kësaj ëndrre, është në ato raste kur shihen nga gratë që janë duke kaluar menopauzën. Pak e shumë kuptimi I tyre, është i njëjtë me shpjegimin e parë, që do të thotë frikë nga plakja dhe humbja e feminilitetit dhe bukurisë.
Kur sheh sikur rrëzohesh
Ëndrrat sikur rrëzoheni nga një lartësi, janë shumë të përhapura. Por, nuk është e vërtetë, ashtu siç besohet nga shumë, se nëse nuk zgjohesh në momentin pa goditur ende kokën,ëndërruesi do të vdesë.
Ëndrra të tilla, janë shenja pasigurie, ankthi dhe një gjendje të pastabilizuar.
Këto ndjesi mund t’i referohen marrëdhënieve në punë, apo marrëdhënieve të tjera, ku ju ndiheni të pasigurtë dhe keni ndjesinë se nuk keni mbështetje. Prandaj, edhe në ëndërr në njëfarë mënyre, ju rrëzoheni sepse krejt papritur keni humbur kontrollin. Kjo është një ndjesi, që në fakt është e njëjtë me atë që po përjetoni në jetën reale.
Një shpjegim tjetër, lidhet me inferioritetin apo dështime që ju mund të keni përjetuar në situtata të caktuara. Ndoshta, mund të jetë frika e humbjes së një provimi apo e një pozicioni të mirë pune, mund të jetë humbja e statusit actual, por ndoshta edhe frika e humbjes së një dashurie.
Kësisoj ju ndiheni në faj, ju mundon krenaria dhe vuani ndjesinë e turpit, sepse ju ka rrëshkitur situate nga duart, dhe keni humbur diçka të rëndësishme.
Sipas teorisë së Frojdit, kur shihni një ëndërr të tillë, në fakt ky thjesht tregon një impuls seksual të personit që është duke ëndërruar, një impuls që në këtë mënyrë gjen hapësirën për tu shfaqur paturpësisht.
Këto lloj ëndrrash zakonisht ndodhin në fazën e parë të gjumit. Gjatë kësaj faze të gjumit, njerëzit reagojnë edhe me tkurrje të muskujve të krahëve, këmbëve dhe të gjithë trupit. Këto kontraktime të papritura, në fakt ëndërruesi I përjeton fort, madje duket sikur këto lëvizje i zgjojnë nga gjumi. Mendohet se këto reagime të forta, janë pjesë e një mekanizimi që I shkaktojnë personit një gjendje rreziku dhe e bëjnë të zgjohet I trembur dhe I gatshëm për tiu kundërpërgjigjur “kërcënimeve” që vijnë nga jeta reale.
Një shpjegim tjetër sipas Biblës, e cila I referohet këtyre ëndrrave me një ton negative, duke sugjeruar se ëndërruesi ka dalë nga udha e Zotit.
Kur sheh sikur ngel në provim
Të ëndërrosh sikur jep një provim, tregon se nënjëfarë mënyre ju i jeni nënshtruar një lloj testimi, ku duhet të jepni më të mirën e vetes suaj.
Këto lloj ëndrrash janë të zakonshme, kur personat që I shohin janë duke kaluar një periudhë stresi. Prandaj, edhe në ëndërr duket sikur nuk i përgjigjeni dot pyetjeve të provimit, për arsye të ndryshme, përshembull provimi është në gjuhë të huaj, ju paraqiteni me vonesë dhe pedagogët nuk ju lejojnë të hyni në provim, minutat kalojnë dhe ju nuk arrini ta mbaroni në kohë, ju thyhet stilolapsi e shumë pengesa të tjera që thjesht ndikojnë, që ju të mos e kaloni provimit.
Zakonisht, këto lloj ëndrrash kanë të bëjnë me vetvlerësimin dhe sigurinë që ju mungon gjatë kësaj periudhe. Ju shqetësoheni se nuk jeni në lartësinë e duhur të pritshmërive të njerëzve. Njëkohësisht mund të jeni duke përjetuar frikën e ndonjë refuzimi, për shkak të përgatitjes suaj të dobët. Ju ndiheni nervozë, të pasigurt dhe të gatshëm për t’u viktimizuar, duke arritur që vetvlerësimi juaj të jetë në shkallën 0.
Gjithashtu ëndrra të tilla, sugjerojnë se ju nuk ndiheni gati, për një sfidë të mundshme.
Rrallëherë, ëndrra të tilla lidhen me vështirësitë që mund të paraqesë një provim.
Megjithatë, janë përjetime të drejtpërdrejta të emocioneve që keni treguar në raste provimesh. Këto ndjesi janë ngjashme me ato që ju shkakton një sfidë apo situatë e ngjashme që ndodh edhe në zgjim. Ëndrra të kësaj natyre, ndonjëherë janë tregues të paragjykimeve që përjetoni nga të tjerët. Sinjale të tilla që kanë treguar neglizhencën tuaj nëpër provime, megjithatë nuk janë të vërteta në jetën reale. Por, është thjesht frika e cila është karakteristike për dikë që nuk dëshiron ti zhgënjejë të tjerët dhe që kërkon të japë maksimumin nga vetja.
Nga : Revista Jeta