Ne gjysme te rruges

Ne gjysme te rruges
Jetofsh ne kohera interesante”, thote urimi i vjeter kinez. Dhe ne kategorizimin qe revista Klan ka bere per personazhet e vitit qe sapo lame pas, eshte pikerisht ky rasti. Dhjete te perzgjedhurit tane nga fusha te ndryshme kane specifikat e tyre individuale, por pavaresisht nese kane deshtuar provizorisht apo kane patur sukses, kane qene te bujshem apo periferike sa i perket mbulimit mediatik, ata i bashkon perkufizimi i te lenit gjurme ne vitin 2009, i simpatise qe kane rrezatuar e mbi te gjitha: Pritshmeria qe masa te vogla apo te medha njerezish kane tek ata. Jo vetem per 2010-ten, por edhe ne vazhdim. Sepse (dhe ky ishte kriteri tjeter qe patem parasysh ne klasifikimin tone), potencialisht ata kane ende shume per te dhene. Kjo pasi sado te afirmuar ne profesionin apo fushen e tyre te angazhimit, jane ende te rinj. Nganjehere, shume te rinj.

Me fjale te tjera, jemi perpjekur te seleksionojme njefare kombetareje “Shpresash”, megjithe termin e debatueshem qe sapo percaktuam. E per te qene edhe me modeste se kaq, thjesht kemi renditur nje grup figurash interesante jane ende ne fillim apo ne mes te misionit te tyre.

Elis Bakaj

Ndoshta lexuesi pret qe renditja te fillonte nga “peshat e renda”, pra politika apo biznesi, por ky fillim aspak “ortodoks” eshte i merituar per nje futbollist 22 vjecar, per te cilin, sipas te gjitha gjasave, me e mira ende nuk ka filluar. Deri tani ka arritur te spikase si nje talent i pamohueshem, qe me kontributin qe po jep tek Dinamo (presim te shohim me shume prej tij edhe ne Kombetare), e fitoi titullin e futbollistit te vitit qe iu akordua nga FSHF. Me nje kreshendo graduale, Bakaj nisi te shperfaqe krahas talentit, edhe nje pjekuri me te madhe si lojtar, si njeri i sportit dhe si karakter. Teknikisht specialistet e cilesojne si pasardhes te Ervin Skeles, nderkohe qe vete mosha e tij premton per te pakten nje dhjetevjecar karriere te padiskutueshme ne fushen e blerte. Interesimi serioz i klubeve te njohura europiane sapo ka zene te shfaqet. Ketej e tutje, me pak fat sigurisht, shumecka varet nga vete Bakaj.     www.bakaj19.com



Arbana Osmani

Gojet e liga thone se kur asaj i besuan te drejtoje edicionin e pare te Vellait te Madh shqiptar, e bene me gjysme zemre dhe me disa dyshime. Por per shkak te aftesise se padiskutueshme si prezantuese, oratorise dhe shkathtesise ne skene, Big Brother Albania Dyshin ja dhane te bindur se nuk po benin ndonje gabim. Ndersa per edicionin e trete qe fillon se shpejti, askush ne Top Channel dhe ne audiencen mbareshqiptare nuk priste ndonje emer tjeter prezantueseje vec Arbana Osmanit. Tashme eshte spektakli i saj. Arbana ka ardhur duke e permiresuar dhe kuruar vazhdimisht jo vetem artikulimin por edhe prezencen skenike. Kjo nuk do te thote se kategoria e atyre qe “marrin vesh me shume nga keto pune”, pra femrat teleshikuese, nuk kane shprehur ndonjehere pakenaqesine per stilin e paqelluar apo veshjen e pagjetur te ndonje puntate. Por tek e fundit, permiresimi dhe perfeksionimi pikerisht kete kuptim kane: Eliminimin e difekteve, apo jo? Sa per Arbanen, duhet thene se ne suksesin e formatit shqiptar te patentes se njohur televizive, ajo e ka dhene plotesisht kontributin e saj. Dhe presim te vazhdoje.

Gjergj Bojaxhi

Po, ka deshtuar. Mund t’i biem edhe kaq shkurt. Sepse kandidoi per kryesimin e deges me te madhe te Partise Demokratike, asaj te Tiranes, dhe nuk fitoi. Nuk ishte ne pozicion te volitshem ne listat per deputete te PD-se ne qarkun e Tiranes. Ne tetor te vitit qe lame pas, dha doreheqjen edhe nga drejtimi i KESH. Atehere c’ne ne kete klasifikim?

Ne mund te themi se deri tani, Gjergj Bojaxhi e ka fituar bastin e shnderrimit nga nje teknokrat nder te shumtit, ne nje figure publike qe rrezaton simpati pertej kampeve politike. Nese ka nje personazh nga rradhet e PD-se per te cilin “populli socialist” do te thoshte fjale te mira, ky eshte ai. I angazhuar ne nismat mjedisore, person i artikuluar por pa e humbur asnjehere qetesine, alpinist amator dhe i apasionuar pas kultivimit bujqesor, Bojaxhi eshte permendur kohe pas kohe ne lista “sekrete” postesh kyce, pavaresisht se deri tani asgje nuk eshte materializuar. Thuhet se emri i tij ngjall njefare sikleti e cmire ne segmente te larta te PD-se. Kete nuk e saktesojme dot, por dime se jane te shumte qytetaret qe do te donin ta shihnin kete njeri me integritet dhe formim, ne nje funksion domethenes publik. Sa per “listat sekrete”, thuhet gjithashtu se togfjaleshat “bashkia e Tiranes” dhe “Gjergj Bojaxhi” nuk jane larg njeri-tjetrit. Sa i vertete mund te jete ky thashethem? Te shohim.

Anri Sala

Eshte vetem 35 vjec e megjithate, ky klasifikim per te mund te quhet edhe njefare “cmim karriere”. Per te saktesuar dicka, duhet thene qe ne fillim se ai eshte nder shume te paktit artiste shqiptare qe ka pasur realisht Sukses ne perendim pas viteve 90-te. Afermendsh qe per vete zhanrin specifik, videoinstalacionet, dokumentaret, fotografite zor se do te kishin ndonje sukses te madh ne Shqiperi, nderkohe qe per mbi nje dhjetevjecar rresht, emri i Anri Sales vijon te ndodhet ne axhenden e veprimtarive me te rendesishme te arteve pamore ne bote. Sa per te dhene nje detaj, ai nder te tjera ka botuar edhe nje liber ne shtepine me te madhe botuese britanike te arteve pamore, Pheidon, cka eshte arritje madhore per artistet e fushes; pa lene menjane cmime te ndryshme prestigjioze. Nder punet e tij permenden “Me jep ngjyrat”, “Time after Time”, “Long Sorroe”, “Uomo Duomo” etj. Sa per 2009-en, vepra e tij ka vijuar te ekspozohet neper galerite me ne ze amerikane e europiane. Por ende shume kemi per te degjuar per Salen ne vijim.

Juliana Pasha

Cmimi i pare ne Festivalin e 48-te te Kenges ne RTSH dhe e drejta per te perfaqesuar Shqiperine ne Eurosong, ka ardhur per kengetaren 24 karateshe si nje shperblim i natyrshem i punes se saj te gjate. Po arsyetojme pak cilesimin e mesiperm: Juliana Pasha eshte kengetare e vertete sepse eshte nder ato artiste qe kendojne rregullisht live e madje keshtu fitojne jetesen, duke konfirmuar autenticitetin e saj ne kete kohe talentesh te sajuar e te trukuar ne ndihmen e te bekuares teknologji. Me kengen ritmike te Ardit Gjebrese e Pirro Cakos, orkestruar nga Shpetim Saraci, ajo do te konkurroje ne Oslo pranveren e ardhme, duke na dhene deri atehere pritshmeri aspak te vogla. Nese ky do te shenohet si kulm ne karrieren e Julianes, apo vec fillimi i nje faze edhe me premtuese, ne ketu jemi.

Artan Shkembi

A ka qene thjesht ideja e “bulevardit te Europes” me emrat e figurave te shquara europiane te skalitur ne rrugen kryesore te Pogradecit, ajo qe na beri te vecojme kryebashkiakun matematicien te qytetit liqenor? Sigurisht qe kaq nuk mjafton. Por nga ana tjeter, po flasim per njeriun qe eshte impenjuar seriozisht per qytetin qe si ne dimer, edhe ne vere, mbetet terheqes dhe joshes per vizitoret. Perfundimi i disa projekteve te rendesishme urbane e shnderruan qytetin kete vere ne nje pike realisht pushuese. Nderkohe qe miratimi kohet e fundit i planit rregullues te qytetit, eshte ai qe na ben te presim me interes te ardhmen e afert. Nuk e dime sesa sukses do te kete Artan Shkembi ne krye te shoqates per Autonomine Vendore, ku u zgjodh ne dhjetorin e vitin qe shkoi, por me siguri, treguesi i madh per te do te jete frekuentimi turistik i 2010-es.

Zamir Mane

Duket e larget tashme perzgjedhja qe revista i beri atij para kater vitesh si biznesmen i ri, me suksesin e QTU-se dhe zinxhireve te merkatove ushqimore dhe elektroshtepiake. Zamir Mane gjate kesaj kohe ka bere ate qe cdo biznesmen me ambicie enderron: Ka ndertuar kompani, i ka cuar drejt suksesit, ka shitur disa syresh tek investitore te huaj dhe po ndermerr iniciativa te reja. Keshtu, sot nuk eshte me suprize emri i afaristit te ri qe erdhi nga Austria me projektin “Neptun”. Ai shiti me sukses vitin e kaluar zinxhirin e hipermerkatove Euromax, vijon te zgjeroje rrjetin e elektroshtepiakeve “Neptun Shops” dhe pervec projekteve ndertuese, eshte i angazhuar ne operacionin QTU 2, nje tjeter mega-qender tregtare ne periferine lindore te Tiranes. E cila thuhet se do te sfidoje gjithcka eshte pare deri tani ne kete sektor.

Erion Veliaj

2009-ta mund te ndahet ne dy gjysma, ne dy ane te medaljes per drejtuesin e Levizjes G99, ish drejtuesi i Levizjes Mjaft. Ne gjysmen e pare, ndodhi ajo qe gjithkush e kishte parashikuar: I riu energjik qe i dha ngjyre nocionit te shoqerise civile ne Shqiperi e qe paralelisht ngjalli shume debate e dyshime me parashutimin e tij te shpejte ne qiellin e jetes publike shqiptare, hodhi mbi supe mantelin politik. Duke u pozicionuar haptaz, gjithashtu sic pritej, ne krah te kreut te opozites socialiste Edi Rama. Por ndersa bastet mbi te ardhmen e afert politike e vendosnin ate jo thjesht ne nje karrige parlamentare, por mbase edhe me nje funksion pushteti ne qeverine e neserme te se majtes, gjerat nuk shkuan mbare. G99 nuk fitoi asnje mandat deputeti ne zgjedhjet e 28 qershorit, pati madje akuza se votat e saj u vodhen lokalisht nga socialistet aleate, teksa vete PS-ja pa tek i rreshqiste fitorja nga duart. Por pare nen nje tjeter perspektive, me te esellt, nuk ka mesues me te mire se nje deshtim. I cili eshte akoma me i bekuar kur vjen heret, si ne rastin e Veliajt. Cka jep shprese se mesimet jane nxjerre dhe me e mira ndodhet ende perpara. Ne fakt, ka kohe qe ai dhe grupimi duket se e kane marre veten nga goditja e qershorit dhe kane rifilluar luften politike. Nese deshtimi i 2009-es nuk e kualifikon Erion Veliajn ne kete perzgjedhje, kazusi i tij interesant dhe ajo qe pritet te shohim prej tij ne te ardhmen, mjaftojne e teprojne.

Andi Bushati

Ju sigurojme se nuk ka asnje konflikt interesi ne kete mes. Askush nga stafi aktual i revistes nuk ka punuar ne drejtimin e Bushatit e kesisoj, perzgjedhja eshte bere nga kritere thjesht profesionale. E sa per kete te fundit, pra profesionalizmin, ky eshte nje fill qe pershkon gjithe karrieren e nje kolegu i cili ka spikatur per objektivitetin dhe integritetin, pa lene menjane pastaj cilesine e punes se tij. Ndoshta nuk beri shume buje kete vit te ngjeshur me ngjarje dhe lajme, largimi i Andi Bushatit dhe emisionit te tij “Zone e ndaluar” nga TvKlan, per mospranim te censures ndaj te ftuarve. Emisioni vijon transmetimin ne nje kanal tjeter, Vizion Plus, nderkohe qe nuk mund te mos veme ne dukje nje tipar interesant dhe aspak te zakonte per terrenin shqiptar, sa i perket filozofise profesionale te tij: Andi Bushati ka demonstruar rregullisht se ne qendrimet e tij prej gazetari e analisti te angazhuar ne ndjekjen e jetes politike te vendit, eshte instiktivisht me prane te dobetit, te sulmuarit, te rrezikuarit, pra me afer opozites e me larg pushtetit. E te jesh vullnetarisht ne distance me pushtetin ne kontekstin e realitetit shqiptar, me e pakta eshte herezi.

Ben Blushi

Shumecka pritej prej Ben Blushit me 2009-en. Dhe jo thjesht nje rezultat i mire elektoral per PS-ne ne qarkun e Korces qe ai mbikqyri gjate zgjedhjeve, as garantimi i vendit te deputetit per kater vitet e ardhshme. Ironikisht, nuk ishte fitorja e zgjedhjeve ajo qe do ta nxirrte edhe me ne pah figuren e tij ne nje qeveri te mundshme socialiste, por humbja e tyre prej PS-se se drejtuar nga Edi Rama. Sot e dime te gjithe se presioni i Blushit ndaj Rames per te marre persiper pergjegjesite e humbjes elektorale nuk dha fryte, e prape se prape e dime se ai mbetet nje figure kryesore e selise roze. Ajo qe nuk dime, eshte sesa do te zgjase kjo dhe cfare zgjidhjeje do te marre perplasja Rama-Blushi.

Nderkaq, arsyetimi i pare per perzgjedhjen e Ben Blushit, nuk na erdhi nga politika por nga fusha e letrave. Talenti i tij si shkrimtar u konfirmua kete vit me “Otellon, Arapin e Vlores” dhe duket se Blushi ka gjetur kesisoj valvolen ideale shkarkuese te energjive te tij: Sa here ka patur ngerce ne jeten politike, i ka ardhur publikut me anen tjeter te tij, ate te shkrimtarit. Dhe duke qene se premisat per te shkelqyer nuk i ka te pakta ne secilen prej ketyre dy fushave, me siguri qe dilema e tij nuk eshte e vogel.

Revista Klan

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama