Ne hotelin nudist rrobat do te dorezohen ne recepcion

Në hotelin nudist rrobat do të dorëzohen në recepcion

Gjermania do të hap hotelin e parë të dedikuar ekskluzivisht për nudistë. Nëse nuk i lënë rrobat e tyre në recepcion, mysafirët nuk do të mund të paraqiten në hotelin “Rosengarten” në qytetin gjerman Freudenstadt. Gjithashtu është e ndaluar të bëhet marrëdhënie seksuale jashtë dhomave, e para se të ulen në karrige, mysafirët fillimisht do të duhet të ulen në peshqirë.

“Shpresojmë se hoteli do të hapet sa më parë. Ky do të jetë hoteli i parë në të cilin do të mund të qëndrojnë vetëm nudistët”, ka thënë anëtarja e personelit Silvia Probsthain.Nudizmi ende është shumë i popullarizuar në mesin e gjermanëve, prandaj dy fshatra kanë rrugë të veçanta nëpër të cilat nudistët shëtisin të lirë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama