Ne kembe nga Presheva ne Vlore per 28 nentor

Ne kembe nga Presheva ne Vlore per 28 nentor
“Maratonat e Pavarësisë” kanë nisur dje me mbërritjen në Kukës të grupeve me shqiptarë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia. Të prirë nga flamuri kombëtar dhe me simbolet shqiptare, ata kanë shtatë ditë që janë nisur në këmbë për të mbërritur në “kryeqytetin e pavarësisë”, në Vlorë. Shumica e tyre janë emigrantë kosovarë në Zvicër, Suedi e Gjermani, që kanë ardhur për të qenë pjesë e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Udhëtimi do të vijojë përgjatë autostradës së Kombit dhe finishi i kësaj maratone pritet të jetë më 28 Nëntor, ora 10:00 në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë.

Dje kanë kaluar doganën e Morinit 11 persona, të cilët i janë bashkuar njëri-tjetrit në këtë rrugëtim duke sfiduar moshën, lodhjen apo motin e keq. Ekrem Avida nga Gjilani i prin kolonës me flamur në dorë prej më se një jave. “Kemi dy muaj që përgatitemi për këtë udhëtim simbolik dhe mjaft madhështor. Udhëtojmë me idealin e të gjithë atyre që dhanë jetën për këtë tokë. Ne e kemi lidhur besën me njëri-tjetrin, që do ta çojmë në Vlorë këtë flamur, ashtu siç bënë trimat e Kosovës 100 vjet më parë, me në krye Isa Boletinin”, u shpreh ai.         

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama