Për shembull numri i ditëve të pushimit është më pak i rëndësishëm se sa mendohej dhe në kompleks, të bësh pushime të shkurtra të jep më shumë kënaqësi se pak udhëtime të gjata. Shpesh jemi më të lumtur teksa organizojmë pushimet se sa pas nisjes dhe ndërprerja e pushimeve mund të na bëjë t’i vlerësojmë më shumë. Mënyra se si përfundon udhëtimi është më e rëndësishme se sa mënyra se si fillon dhe shoqëria ka aq rëndësi sa destinacioni. Për të ruajtur një kujtim të paharrueshëm duhet të bëjmë medoemos diçka që nuk e kemi bërë kurrë më parë. “Si mund të marrim kënaqësinë maksimale nga pushimet?”, pyet Dan Ariely, docent i ekonomisë së sjelljes në “Duke University”, që prej pak kohësh ka publikuar librin “The upside of irretionality”. “Me pushime kryqëzohen tri momente të ndryshme - pritja, përvoja dhe kujtimet”. Njerëzit nuk shkojnë me pushime thjesht për kënaqësi, por për të njohur vende të reja, të vendosin veten në provë, të qetësojë fëmijët dhe të ngjallin zilinë e miqve dhe kolegëve.
Në mënyrë banale mund të thuhet se pushimet e gjata janë më mirë se ato të shkurtrat. Por në të vërtetë, kur kërkojmë të kujtojmë një përvojë në mendjen tonë ndjesitë e lidhura me kohëzgjatjen nuk janë të rëndësishme. Këtë e tregojnë disa eksperimente të psikologjisë sociale ku vullnetarët u janë nënshtruar llojeve të ndryshme të stimujve, qofshin këta të këndshëm apo jo. Studimi më i njohur është ai i zhvilluar nga mjeku Donald Redelmeir dhe Daniel Kahneman, psikologu i cili ka kontribuuar në lançimin e disiplinës së ekonomisë së sjelljes. Disa pacientë, të cilët iu nënshtruan një provimi si kolonoskopia, u qetësuan në mënyrë më të ngadaltë dhe pak minuta pas kësaj ndërhyrjeje iu bë të provonin një dhimbje më pak intensive. Në përgjithësi këta pacientë kanë pasur një kujtim më pozitiv se të tjerët dhe e kanë cilësuar ndërhyrjen më pak të dhimbshme dhe të pakëndshëm, edhe pse dhimbja kishte zgjatur më shumë. Kahneman arriti në përfundimin se një përvojë pozitive nuk mund ta kujtosh si më të këndshme, vetëm sepse ka zgjatur më shumë.
Kur bëhet fjalë për entuziazëm, dhimbje dhe kënaqësi, kujtimet përcaktohen mbi të gjitha nga intensiteti i përjetimeve. Ajo që na mbetet në mendje nuk ka të bëjë me atë që na ka ndodhur gjatë gjithë pushimeve, por se si jemi ndierë në momentet më intensive dhe në fund. Psikologët e quajnë rregulli “peak-end”. Kërkimet mbi rregullin e “peak-end” janë përqendruar te përjetimet që kanë zgjatur pak, por psikologët mendojnë se mund të aplikohet edhe në përvoja më të gjata.
Nëse është kështu, atëherë mund të themi se nuk ia vlen që të zgjasim pushimet me çdo kusht. Nëse për të kaluar një natë më shumë në një hotel duhet të heqim dorë nga një darkë e këndshme në ndonjë restorant të bukur, leksionet e sërfit, ndonjë koncert dhe zgjedhjes mes një udhëtimi më të gjatë apo më intensiv, atëherë është më mirë të kufizojmë kohëzgjatjen dhe të bëjmë më shumë gjëra argëtuese gjatë kësaj kohe. Sigurisht që pushimet mund të kujtohen edhe për momentet e tyre më të këqija, për eksperiencat e udhëtimit kaq traumatike: nga shqetësimet gastrointestinale te vjedhja e pasaportës dhe parave.
Por studimet që analizojnë raportin tonë me pushimet tregojnë se tentojmë t’i kujtojmë nga mënyra se si i jetojmë. Psikologët Leigh Thompson dhe Terence Mitchell publikuan në vitin 1997 një studim të lidhur me ndjenjat e përjetuara. Ata i kërkuan njerëzve që të bënin tre udhëtime të ndryshme, një udhëtim në Europë, disa ditë në mal dhe një tur me biçikletë për tri javë në Kaliforni. Atyre iu kërkua që të bënin një inventar të asaj që kishin përjetuar, para, gjatë dhe pas pushimeve. Në të tria rastet, të intervistuarit ishin më të lumtur gjatë pushimeve. Para se të niseshin ishin të paduruar dhe plot pritshmëri dhe pak ditë pas kthimit, i kujtonin pushimet me nostalgji. Por gjatë udhëtimit shpesh ishin edhe në humor të keq. Një studim i fundit holandez ka arritur në një përfundim edhe më befasues: të shkosh me pushime përmirëson humorin para nisjes, por nuk ka thuajse asnjë efekt mbi sferën emotive pas mbarimit.
Me pak fjalë të parashikosh një kënaqësi, mesa duket është më mirë se ta kujtosh. Por jo të gjitha pushimet mund të jenë të shkurtra dhe intensive. Një rezultat i përbashkët për të gjitha kërkimet ka treguar se njerëzit kanë aftësi të përshtaten me çdo lloj rrethanash, pozitive apo negative. Për të shmangur monotoninë, një mënyrë e mirë është të ndryshosh vazhdimisht mënyrat e të bërit të gjërave. Sipas disa studimeve të bëra nga Sonja Lyubomirsky të Universitetit të Kalifornisë, edhe në jetën e përditshme, shmangia e përjetimeve na e bën gjithçka të duket më e këndshme. Ndaj kur organizojmë pushimet, mund të jetë e dobishme të kujtojmë virtytet e gjërave të reja dhe ndryshimet. Antidoti më i mirë kundër monotonisë së përshtatjes mund të jetë pikërisht ky: të ndërpresësh pushimet për t’iu rikthyer punës. Nëse kalojmë një fundjavë në një shtëpi të bukur në det, në orët e para gjithçka na duket e bukur dhe ekzaltuese, ditën tjetër është vetëm e këndshme, ndërsa në të tretën entuziazmi zbehet. Nëse do na ndodhë që mund të largohemi për pak kohë, kur të kthehemi do zbulojmë sërish kënaqësinë e fillimit”, shpjegon psikologu Lief Nelson i Universitetit të Berberkeley-t.