Ne kinemate e Korese se Jugut fryn era bie shi behet mjegull…

Ne kinemate e Korese se Jugut fryn era, bie shi, behet mjegull…
Zinxhiri i kinemave nga Korea e Jugut “CJ 4DPlex” ka zhvilluar një përvojë të paharrueshme interaktive në sallat e kinemave ku mund të përjetoni dridhjet e tokës, publiku “bombardohet” me erëra reale, mjegull, ujë... Ata që shkuan ta shohin filmin “Pirates Of The Caribbean: On Stranger Tides” patën mundësinë të ndjejnë “kundërmimin e ëmbël” të Johnny Depp.

Adhuruesit e Avatarit u përballën me erën e fortë dhe përjetuan eksplodimet në filmin fantastiko-shkencor. Në skenat e para të filmit të animuar “Kung Fu Panda 2” karriget godasin lehtë vizitorët të sinkronizuara me goditjet e personazheve në film. Por shfaqja e filmit të fundit Transformers thuhet se ka lënë shikuesit me një ndjenjë marramendje dhe gati i bëri të vjellin pasi salla u mbush me erën e gomave të djegura. Zyrtarët e kompanisë thanë se teknologjia, e cila përshtatet më së miri me filmat aksion të jep të njëjtën ndjenjë siç e përjetojnë edhe protagonistët e filmit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama