Në qytetin Lodeve, në korrik të vitit të shkuar, në një pjesëmarrje manifestive të krijuesve botërorë, merrte pjesë edhe poeti Ali Podrimja, ku la edhe frymën e fundit 30 vjet pas Lumit, djalit të poetit.Ky qytet ka shprehur dëshirën të binjakëzohet me qytetin e lindjes së poetit, Gjakovën. Asambleja Komunale e Gjakovës, me propozimin e kryetarit Pal Lekaj e ka miratuar një kërkesë të arsyeshme dhe me interes të ndërsjelltë.
Kështu, qyteti Lodeve në Francë, qyteti i vdekjes së poetit me qytetin e lindjes së tij, Gjakovën, do të bëjnë aktin solemn të binjakëzimit pikërisht në ditën e Mitingut të Poezisë, në manifestimin tradicional.Sipas kontaktit ndërmjetësues që ka vënë Konsullata e Republikës së Kosovës në Francë, është konfirmuar se në Gjakovë do të vijnë një delegacion nga Lodeve, me kryetaren e bashkisë, dhe disa krijues të cilët janë organizatorë të manifestimit ku Ali Podrimja duke qenë pjesëmarrës e gjeti vdekjen vitin e kaluar.
Më tej Kurti bën me dije se kjo pjesëmarrje e shton madhështinë e vet mitingut, por edhe respektin për poetin Podrimja, duke e konsideruar ardhjen e francezëve si madhështi e mitingut.Engjëll Berisha, organizator i mitingut, shprehet se këtë vit, mitimgun e poezisë ia kemi kushtuar tërësisht poetit Podrimja, duke ia dedikuar tribunën dhe orën e poezisë.
Drejtuesit e Klubit shtojnë se mitingu është duke funksionuar në pjesëmarrje ndërkombëtare, duke ftuar krijues nga Greqia, Franca, Bullgaria, Amerika, Zvcira dhe francezët me një pjesëmarrje të veçantë.Do të mbahet “Java e Mitingut” prej datës 7 deri më 10 maj, ku do të ketë gjashtë promovime të librave, me disa orë letrare, si dhe dita qendrore me 11 maj. Tashmë prej 4 vitesh është bërë traditë që orë letrare në ditën e mitingut mbahet edhe në qytetin “Bajram Curri” nga Klubi Letrar i Tropojës.