Ne llogarite e Becchetit gjenden vetem cikerrima milionat e eurove i ka nxjerre jashte Shqiperise

Ne llogarite e Becchetit gjenden vetem 'cikerrima', milionat e eurove i ka nxjerre jashte Shqiperise

Pavarësisht se Drejtoria e Tatimeve kishte vendosur bllokimin e parave të pronarit të “Agon Channel”, Fracesco Becchetti, në llogaritë e tij bankare janë gjetur shuma mjaft modeste.

Të gjitha milionat e eurove që ishin bllokuar, biznesmeni në bashkëpunim me Pranvera Gjikën, drejtoreshë e një banke në Tiranë, ka arritur t’i nxjerrë jashtë Shqipërisë.

Rreth 100 milionë euro dyshohet se Becchetti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë pastruar në vendin tone, raporton TV Klan.

Biznesmeni është shpallur kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare.

Urdhër-arresti i është dërguar të gjitha vendeve anëtare të Interpol.

Dyshohet se Becchetti ndodhet në Angli, aty ku zotëron dhe një skuadër futbolli.

Përveç pastrimit të parave, Becchetti akuzohet për mospagim taksash, në vlerën e 770 milionë lekëve të reja në hidrocentralin e Kalivaçit.

Ndërkaq, prokurorët kanë arritur të faktojnë dhe mashtrimin që ai ka kryer me rimbursimin e TVSH-së.

Dyshohet se ai ka raportuar fatura fiktive në punët e kryera në Kalivaç.

Në këtë formë, ai ka aritur t’i marrë buxhetit të shtetit shqiptarë, shuma të konsiderueshme parash.

Prokurorira e Tiranës dhe Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara i kanë dërguar shkresa Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për sekuestrimin e kompanive të Becchetti-t, ndër to edhe Agon Channel.

Në masën e sigurisë, zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për aksionerin e Agon Channel, Erjola Troplini ka thënë se çdo lëvizje e parave bëhej me urdhër dhe firmë të Becchetti-t.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama