Ne lufte kunder kancerit te gjirit

Në luftë kundër kancerit të gjirit

Mbi një milionë gra në botë diagnostikohen çdo vit me kancer gjiri. Aktualisht ekzistojnë mundësira të ndryshme trajtimi të sëmundjes. Kërkues të industrisë farmaceutike janë duke punuar prej vitesh në përpilimin e terapive të reja dhe në kombinimin e terapive. Në to përdoren edhe medikamentet që quhen medikamente dizajnimi që do të thotë se ato luftojnë karakteristika të caktuara të qelizave të tumorrit, pa dëmtuar qelizat e shëndosha.

"Rezultatet ishin shumë të mira në pacientët ku kanceri i gjirit është zbuluar herët. Këta pacientë ashtu si më parë operohen, goditen me rreze dhe bëjnë kemoterapinë. Megjithë këto terapi të forta, një pjesë e madhe e pacientëve preket sërish nga metastazat në shtatë vitet e ardhshme. Gjatë një studimi ekzakt është gjetur se nëse pacientë të tillë përdorin një herceptinë shtesë atëherë zhvillohet vetëm gjysma e metastazave. Dhe kur dihet se këto metastaza janë të shërueshme atëherë është e vetëkuptueshme se gjysma e pacientëve shpëtojnë."

Profesori Dr. Klaus Strein drejton tek Roche Diagnostics në Prenzberg sektorin e kërkimeve. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij përdorin për prodhimin e medikamenteve kundër kancerit zbulimet e bioteknologjisë. Me herceptinën e sapozbuluar Klaus Strein shpreson që të mund të shpëtojë një të katërtën dhe një të tretën e pacientëve dhe po ashtu një pjesë më të madhe të pacientëve që kanë kancer gjiri: "Pacientët që në qelizat e tumorrit kanë të shumëfishuar këtë receptor HER2 kanë shance të pakta nëse nuk bëjnë trajtimin me herceptinë. Megjithatë me të drejtë mund të bëhet pyetja çfarë ndodh me 75-80 përqindshin tjetër ? Nëse metastazat janë prezente atëherë përveç terapive klasike si kemioterapia dhe rrezeve nuk ekziston medikament tjetër analog si herceptina. Po medikamenti analog është duke ardhur. Ekzistojnë të dhëna që tregojnë se në raste të tilla mund të bëhet trajtim me avastin."

Avastin është një antitrupë monoklonare e cila pengon krijimin e enëve të gjakut tek tumorret. Si e vlerësojnë mjekët mundësinë e suksesit me këtë medikament? Prof. Dr. Wolfgang Eiermann nga Kryqi i Kuq në Mynih shek për shembull tek herceptina një medikament që krijon në rradhë të parë mundësinë e shpëtimit të grave që kanë kancer agresiv gjiri. "Pacienten e parë me herceptinë e kemi trajtuar në shtator të 1995-ës. Ajo ishte një damë e moshuar me karcinomë të avancuar në muret e gjirit. Fatmirësisht ajo kishte shumë HER2, që do të thotë se në qelizat e tumorrit kishte sasi të madhe të këtij agjenti lidhës. Kështu ajo ishte një kandidate e përshtatshme për terapinë me Herceptinë. Ne ishim shumë skeptikë, sepse nuk kishim përvojë, por tek kjo paciente tumorri u zhduk brenda tre javësh."

10.000 paciente kanë patur der tani një trajtim të tillë klinik dhe Prof. Eiermann është sot i bindur se pas operacionit, me përdorimin e herceptinës rreziku i rikthimit të tumorreve përgjysmohet nëse në trup nuk ka mbetje të tumorrit. "Ky ishte fillimi i terapisë që përdorim ne. Kësaj i shtohet fakti se shumë herët, që në fillim të viteve nëntëdhjetë ne mund të provonim se shancet e shpëtimit të pacienteve përmirësoheshin."

Dhe kërkimet vazhdojnë. "Aktualisht ne jemi duke bërë një studim për të krahasuar terapinë me kemoterapi plus herceptine dhe terapinë kemoterapi plus herceptinë plus avastin. Pra nuk është e qartë nëse kombinimi i herceptinës me avastinën e rrit apo jo efektin."

Efektet e medikamenteve të ashtuquajtura dezajn i konfrimon edhe Prof. Nadia Harbeck nga Klinika e grave në TU në Mynih. Ajo është entuziaste për terapitë e reja:"Trastuzumab është një sukses në terapitë për kancerin e gjirit, sepse është terapia e parë që ne kemi mundësi ta përdorim tek pacientet tona. Ajo funksionon sipas principit të kështjellës dhe celësit, që do të thotë se tumorri ka pushtuar kështjellën, pra receptorin HER2 në sipërfaqe të qelizës, dhe me antitrupin trastuzumab ne kemi në dorë çelësin për të hyrë në kështjellë. Një e katërta deri një e pesta e tumorreve të gjirit, kanë receptorin HER2 në sipërfaqe të qelizës."

Sipas Prof. Harbeck shancet e sherimit përmirësohen me 30 deri 40 përqind. kur sëmundja ndodhet në  stadet e para. Edhe tek kanceri i gjirit me metastaza sëmundja nuk shtohet nëse tumorri reagon ndaj këtyre antitrupave. Si rregull ky medikament jepet bashkë me kemoterapinë, pra nuk hiqet dorë nga metodat e provuara por bëhen kombinime metodash.

Por për shumë pacientë trastuzumab/ herceptin nuk është zgjidhje sepse tumoret e tyre nuk kanë receptor HER2. Por edhe në këto raste studiuesit janë duke bërë përpjekje për të gjetur metoda efektive trajtimi thotë Nadia Harbeck: "Tek tumorët që nuk kanë receptorin HER2, ka dalë që prej një viti antitrupi bevacizumab, që lufton krijimin e enëve të gjakut tek tumorret."

Tregu është i madh – por kërkimi dhe prodhimi është shumë i shtrenjtë dhe kërkon shumë kohë. Megjithatë prodhimi vazhdon pavarësisht nga kostot.

Dr. Eva Rothe (DW)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama