Shkencëtarët kanë zbuluar peshq deri në 7 mijë metra, duke hedhur poshtë hamendësimet e mëparshme se në këtë thellësi nuk ekzistonin qenie ujore komplekse. Zbulimi është bërë nga një ekspeditë e universitetit të Aberdeen, që ka arritur të fotografojë një numër të madh peshqish dhe krustacësh. Kërkuesit kanë kryer një zhytje në brigjet e Perusë me anë të një roboti nënujorë të pajisur me kamera dhe makina fotografike. Kërkimi është pjesë e programit Hadeep.