Drejtori i Policisë Rrugore Ervin Hoxha, ka publikuar shifrat e personave të arrestuar gjatë një operacioni të kryer ndaj drejtuesve të automjeteve. Sipas burimeve zyrtare të policisë janë vendosur në pranga 135 persona, të cilët i drejtonin makinat të alkoolizuar, ndërsa pjesa më dërrmuese qarkullonte pa patentë. "Janë arrestuar drejtues të automjeteve që janë kapur në gjendje të dehur, si dhe drejtuesit që drejtonin mjetet pa patentë. Fokusi i ri i Policisë Rrugore janë celulari dhe rripi i sigurimit. Policia Rrugore është e vendosur që të vijojë me këto masa të ashpra", – është shprehur Ervin Hoxha.