Ne pranvere behu lolita!

Në pranverë bëhu lolita!
Në ditët e ngrohta ëmbëlsia duhet të shkojë deri në infinit. E dini si? Duke u veshur si fëmijë. Me fustane me pika
 
Stilistët kanë bërë një pakt. Në ditët e ngrohta të pranverës gjithçka duhet të jetë e spërkatur. Ndaj i janë futur punës dhe i kanë shndërruar modelet në lolita. Që tek sandalet e deri tek aksesorët që vendosen për të zbukuruar flokët. Që tek fustanet e deri te syzet e rrobat e banjës. Më të ëmbla se kaq nuk mund të dukeshit ndonjëherë. Sepse pikat janë dizenjoja më diellore.

E pavarësisht se dozat elegante e chic janë hedhur me shumicë, veshjet me pika ngelen përjetësisht të tilla: fëminore. E kur u shton edhe fjongot e vendosur mbi sandale apo të lidhura në bel, atëherë merret me mend lehtë se synimi i stilistëve ka qenë pikërisht ky: që këtë pranverë të sjellin 100 për qind ëmbëlsi. Pika të bardha, të kuqe, bojëqielli, jeshile… një dizenjo që vështirë se mund t’i rezistoni. Dhe as mos u përpiqni ta bëni.

Nga : Revista Jeta

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama