Ne rritje lendimet nga pjeset e kompjuterit

Në rritje lëndimet nga pjesët e kompjuterit
Në bazë të këtij hulumtimi, i cili do të botohet në revistën “American Journal of Preventive Medicine”, numri i të lënduarve që është pasojë e pjesëve të kompjuterit është rritur shtatëfish nga viti 1994 deri në vitin 2006. Ekspertët amerikanë nga Ohio kanë numëruar 78.000 raste të lëndimeve të rënda nga kompjuteri dhe pjesët e tij, të cilat gjatë periudhës së lartpërmendur (1994-2006) janë trajtuar në shërbimet emergjente të spitaleve amerikane.

Kështu llogaritet se brenda këtyre 13 viteve numri i të lënduarve është rritur në masë të madhe, ndërsa numri më i madh i këtyre lëndimeve (93%), sipas “National Electronic Injury Surveillance System database”, kanë ndodhur në shtëpi. Numri më i madh i të lënduarve me pjesët e kompjuterit janë fëmijët deri në moshë pesëvjeçare (43.4%). Pjesët e trupit që lëndohen më shpesh te të gjitha moshat janë ekstremitetet- duart dhe këmbët (57.4%), ndërsa te fëmijët deri në moshë pesëvjeçare, më së shpeshti është vërejtur lëndimi i kokës (75.8%).




Telegraf

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama