Ne rrjeten e censures - Liria e shtypit ne epoken e globalizimit

Në podium ishin të ftuar ekspertë, që e njohin më së miri situatën e mediave në Kinë, në Afganistan dhe në Iran. Për rreth dy orë u diskutua megjithatë më shumë mbi lirinë e shtypit në kohën e globalizimit dhe imazhin që përcjellin mediet perëndimore mbi rajonet e ndryshme të krizës. Ndërkohë që nuk u fol fare për temën thelbësore, që është censura në vendet pa liri shtypi.

Që gazetarët në vendet pa demokraci pengohen në punën e tyre, përndiqen, torturohen e madje edhe vriten, kjo është një e vërtetë e hidhur. Ndaj është një detyrat më të rëndësishme të një radioje të jashtme si Deutsche Welle, që të japë informacione të besueshme serioze, të cilat nuk jepen në mediet vendase të influencuera dhe të dirigjuara prej shtetit.

Se nëse është e mundur dhe si mund të realizohet në mënyrë optimale detyra për informimin e besueshëm dhe serioz, lidhur me këtë mendimet e pjesëmarrësve në forum ishin të ndryshme. Shi Ming publicist dhe redaktor në seksionin e gjuhëz kineze në Deutsche Welle tërhoqi vëmendjen për "mënyrën shpesh herë një dimensionale" të perceptimit në mediet perëndimore. Sipas tij në raportimin rreth trazirave në Tibet p.sh.  automakisht zhvillimet lidhen me lojrat olimpike që do të organizohen në Kinë. Sipas gazetarit Shi Ming vitin e kaluar ka pasur protetsta të murgjve në Tibet, jo në kryeqytetin Lahsa, por në një provincë tjetër. Shi Ming konstaton një lloj dyanshmërie të lirisë së shtypit: "Me lirinë e shtypit mund të abuzohet në mënyrë edhe shumë të shëmtuar. P.sh. nëse ajo bazohet në mendime, që nuk janë aspak të argumentuara, në spekulime, thashetheme apo në shpifje. Por shumëllojshmëria, pra ekzistenca e mundësisë për t´iu kundërpërgjigjur këtyre informacioneve të sajuara, ndonëse nuk garanton saktësinë, të jep një shans për të gjetur pozicionin e duhur." Askush nuk posedon të vërtetën absolute, tha Shi Mong. Në epokën e digjitalizmit ka gjithmonë e më shumë mundësi për informacion, por edhe për manipulime. Në radhë të parë përmes internetit zhvillohet debati politik, në të cilin marrin pjesë edhe njerëz që nuk kanë aspak përgatitje gazetareske. Verifikimi i së vërtetës është i pamudnur.

Autori dhe gazetari Bahman Nirumand me prejardhje nga Irani, që jeton në Berlin akuzoi mediet perëndimore, që shpesh herë i pëgjithësojnë gjërat. Si shembull ai përmendi rastin e fesë islame: "Si shpjegohet që dëgjoj kaq shumë në shtypin vendas lidhur me temën e terrorit? Si është e mundur që të krijohet një imazh kaq negativ për vendet islamike? Përse nuk dëgjoj asgjë lidhur me ata, që pikërisht në këto vende angazhohen për të drejtat e njeriut, madje edhe duke rrezikuar jetën e tyre?" Natyrisht që unë e vlerësoj lirinë e shtypit në vendet perëndimore tha Nirumand. Por shpesh herë raportimi është i njëanshëm. Në grindjen për programin bërthamor të Iranit, tërhoqi vëmendjen ai, lihet pasdore tema e të drejtave të njeriut.

Në mënyrë të ngjashme u shpreh edhe kryetari i shoqatës së gazetarëve afganë, Rahimullah Samander. Gazetarët perëndimorë thuajse raportojnë vetëm për luftën, shpesh herë nga perspektiva e ushtarakëve duke qenë në terren nën shoqrimin e ushtarëve dhe të tankeve. "Me këtë mënyrë raportimi nuk merret parasysh ndihma perëndimore në Afganistan. Madje as që nuk raportohet për arritjet në Afganistan falë kësaj ndihme. Kjo çon në deziluzionim duke e bërë njeriun të mendojë, se në Afganistan historia është aq e konklavitur, sa nuk mund të arrihet sukses."

Shi Ming i Deutsche Welle-s tërhoqi vëmendjen, se ndonjëherë mediet perëndimore rrezikojnë të humbasin kredibilitetin duke përdorur metoda të ngjashme si ato në vendet, ku mediet censurohen. Si shembull ai përmendi paraqitjen e disa imazheve filmike nga televizioni CNN dhe ai gjerman RTL për praninë e policëve kinezë në Tibet, ndësa në fakt ata kishin qenë policë tibetianë. Të tilla manipulime të bëra me ose pa qëllim kanë bërë që në Kinë ndaj atij që nuk i ke besë të përdoret si sharje: "Si mund të jesh ti si CNN? (duke nënkuptuar si mund të jesh kaq mashtrues)". Ndonëse kjo akuzë nuk i ka bërë kinezët që t´u besojnë më shumë mediave vendase, ky mbetet si një ngushëllim i vakët për mediet perëndimore në përpjekjen për raportim të pacensuruar.

Fürstenau, Marcel (DW Berlin)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama