Ne shitje superjahti i Sadamit

Në shitje superjahti i Sadamit

Ai që njëherë e një kohë quhej “Qadisiyah Saddam” është një jaht luksoz, 82 metra, i pasur me dekoracione në ar dhe argjend, zbukurime të bëra me kujdes dhe me punë dore dhe që sipas disa specialistëve vlen shumë më tepër se vlera e propozuar për shitje. Ndërkohë që të tjerë kritikë, shumë më skeptikë për këtë lajm, komentojnë se ajo që po i mban larg manjatët ndërkombëtar, nga një blerje e tillë, nuk është kriza financiare, por stili i dalë mode i jahtit.

Jahti u ndërtua në sekret të plotë në kantierët e “Helsingor Vaerft”. U pasurua me dhoma, të gjitha të arreduara në mënyrë shumë luksoze për kohën, plot tapetë të ngjyrave të ndryshme. Në shumë prej tyre, ishin të vizatuara panorama të qyteteve arabe, ndërsa në banja edhe rubinetët ishin të artë.

Ngjyrat e përdorura janë të theksuara, blu e thellë me të kuqe dhe sipas “Times” është e vështirë të imagjinosh se dikush arrin të bëjë gjumë në një ambient të tillë.

Nuk mungojnë saunat dhe pishinat, madje edhe një sallë balloje që mund të presë

deri në 200 persona.

Sadami nuk kaloi as edhe një ditë në këtë jaht ‘monumental’, ankoruar për 20 vjet në Gedda dhe më pas në Nizza. Nga viti 1979, diktatori largohej gjithmonë e më pak nga vendi i tij për udhëtime, edhe ato shumë të shkurtra.

Vetëm një herë e la Irakun për të qëndruar disa ditë në Kubë, në një takim me Fidel Castron. Mësohet se ndërtimi i jahtit u bë duke marrë parasysh gjithë urdhrat e dhëna prej Sadamit dhe disa prej dhomave, sipas shpjegimit të specialistëve dëshmojnë frikërat e vetë diktatorit: sëmundjet dhe sigurinë. Për këtë ishin sajuar edhe një sallë operacioni dhe një ambulancë.

Gjatë katër viteve të fundit disa agjensi kanë thënë se shumë të interesuar ishin afruar për ta pasur jahtin, por në fakt nuk është zyrtarizuar asnjë ofertë reale.

“Fakti që e ka pasur një personazh si Saddam Hussein mund ta bëjë më të lehtë shitjen e tij”- deklaron Vesa Kaukonen, specialiste në shitjen e jahteve luksozë.

Gazeta: Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama