Ne treg serum kunder plakjes

Ne treg serum kunder plakjes
Tashmë nuk është e nevojshme që ti drejtoheni kirurgjisë estetike për një fytyrë më rinore, pasi në treg ka dalë serumi Bioeffect EGF Serum. Përbërësi kryesor i këtij serumi “Epidermal Groëth Factor” përmban aktivues dhe protein vitale të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e qelizave. Vetëm një lugë gjelle e produktit më të fundit të kirurgjisë estetike kushton 125 dollarë. Produkti i lançuar në Islandë është përhapur në mënyrë popullore duke bërë që një në pesë gra të besojnë në efektin e serumit rigjenerues.

Ekspertja e bukurisë Alice Hart-Davies dhe krijuese e godthingsbeauty.com, tha se është e impresionuar me efektet rrënjësore të këtij produkti kozmetik. “Serumi përmban një përbërës të quajtur Faktori Rritës Epidemik, I cili është provuar në shërimin dhe rinovimin e lëkurës, kështu që është një nga përbërësit I cili është I njohur për efektet e tij të vërteta”, u shpreh Hart-Davies.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama