Ne vigjilje te nje pervjetori

Në vigjilje të një përvjetori
Me skenar dhe regji të Esat Telitit, ky është një realizim mes TK-së dhe RTSH-së. "Mjeshtri i madh i punës", Kabashi, do të jetë gjithashtu protagonist edhe në monodramën “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, një vepër që do të ngjitet së shpejti në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Pas monodramës “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, me të cilën ai ka marrë disa trofe brenda dhe jashtë vendit, këtë radhë Kabashi ka vendosur të inskenojë këtë rrëfim dramatiko-lirik të shkrimtarit francez me origjinë çifute Erik Emanuel Shmid. Drama “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” veç sfondit kozmopolit të harmonisë fetare, ka si mesazh mirësinë dhe dashurinë njerëzore.

Që nga viti 1970 aktori Mirush Kabashi ka interpretuar mbi 100 role në teatër, si dhe mbi 20 role në kinematografi. Ai është fitues i disa çmimeve kombëtare për role të ndryshme.

Për rolin e Sokratit në monodramën e autorit Kostas Varnalis, Kabashi është nderuar me çmimin “Sfinksi i artë”, në festivalin eksperimental të dramës në vitin 1997, ndërsa ka marrë edhe çmime të tjera në Kiev (Ukrainë), Beograd (Serbi), Manastir (Maqedoni), Plovdiv (Bullgari), etj. Në vitin 1983 ai është nderuar me titullin “Artist i Merituar”, ndërsa në vitin 1998 me “Mjeshtër i madh i punës”.

Marre nga Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama