Ne vitet e Pavaresise popullsia e Kosoves u shtua me 183 mije femije

Ne vitet e Pavaresise, popullsia e Kosoves u shtua me 183 mije femije

Popullsia e Kosovës është shtuar me gati 182 mijë e 723 fëmijë në gjashtë vitet e Pavarësisë së saj. Mediat kosovare raportojnë se sipas këtyre shifrave, mesatarisht çdo vit në shtetin më të ri kanë ardhur në jetë 30 mijë e 450 fëmijë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit Civil t6ë Kosovës(ARC), që nga 17 shkurti i vitit 2008 kur Kosova u shpall Shtet i Pavarur kanë lindur 95 mijë e 503 meshkuj dhe 87 mijë 220 femra.

Por gjithashtu, përpos lindjeve, gjatë këtyre gjashtë viteve në Kosovë kanë vdekur 14 mijë e 94 qytetarë, prej tyre 9 mijë e 382 meshkuj dhe 4 mijë e 712 femra. P

ërsa i përket lidhjeve martesore, sipas Agjencisë së Regjistrimit Civil, në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë kanë ndodhur 34 mijë 614 të tilla. Sipas rezultateve të censusit, të regjistrimit të popullsisë të zhvilluar në vitin 2012, Republika e Kosovës pa veriun ka 1 milion e 739 mijë e 825 qytetarë, prej të cilëve, 92.93 % janë shqiptarë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama