Ne vitin 2045 arrihet pavdekshmeria

Ne vitin 2045 arrihet pavdekshmeria
Në vitin 1965, një njeri i quajtur Raymond Kurzweil, u shfaq në një program amerikan që quhej “I’ve Got a Secret”. Atëherë, ai fitoi 200 dollarë pasi askush nuk mund të gjente se çfarë ishte një pajisje e mbuluar, e cila u quajt “kompiuter” prej krijuesit.

Ajo që në vitin 1965 nuk konceptohej prej askujt, tashmë është shndërruar në realitet. I njëjti krahasim mund të bëhet edhe me artikullin e sotëm të revistës “Time”, e cila pretendon se pas 35 vitesh përafërsisht, njeriu do të jetë bërë i pavdekshëm.

Çelësi për të arritur këtë do të gjendet përsëri tek kompiuterat, të cilët do të bashkohen me trurin e njeriut në një të ardhme të afërt, për ta bërë atë shumë më të aftë në zgjidhjen e çdo problemi. Duke u bazuar tek artikulli fantastiko shkencor i Time, avancimi i vazhdueshëm i kompiutrave do të bëjë të mundur që fytyra e njerëzimit të ndryshojë tërësisht.

Ata ose do të krijojnë një lloj shoqërie të re njerëzore ose do të ndihmojnë për të gjetur ilaçin e pavdekshmërisë. Nëse avancimet në botën e teknologjisë dhe sidomos teknologjisë mjekësore do të përparojnë, truri i njeriut duhet të bëhet i manipulueshëm prej kompiutrave në mesin e vitit 2020. Kjo do të thotë se të gjitha sëmundjet dhe çrregullimet e sistemit nervor, mund të shërohen apo vetshkaktohen. Njëkohësisht, kjo do të thotë se duke manipuluar funksionet e tij, mund të prishet balanca natyrore, për të krijuar njerëz që do të kenë aftësitë e një gjenie në një fushë të caktuar.

Duke vazhduar me hapat e sotëm të shkencës, në vitin 2045, ose të paktën rreth tij, do të bëhet e mundur që të manipulohet edhe kodi gjenetik i njeriut. Kjo do të thotë se gjenet që shkaktojnë plakjen, do të jenë në gjendje të lokalizohen dhe të eliminohen apo modifikohen për të bërë njeriun të pavdekshëm nga shkaqet natyrore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama