Ne zbulim te Apolonise antike

Ne zbulim te Apolonise antike
Prej gjashtë vitesh, në Apoloninë e bukur është në zhvillim një projekt i madh. Shumë institucione janë perfshire në financime dhe një numer edhe më i madh arkeologesh janë aty me ekspedita të ndryshme për të gërmuar, zbuluar, pastruar e kataloguar. Për dikë që nuk e njeh arkeologjinë zbulon që është më shumë zbavitëse nga se e përshkruajnë, por dhe shumë më e lodhshme se çmund të imagjinohet.

“Gërmimet tona janë përqendruar tek teatri, i cili është monumenti më i madh antik në territorin shqiptar, krahas amfiteatrit të Durrësit”, shprehet Emanuel Fidler, bashkëdrejtues i gërmimeve në Apoloni. Në fakt, puna atje nuk ka të bëjë thjesht me hedhjen e dheut nga një krah në tjetrin.

“Projekti vetë është ka dy qëllime kryesore. Njëri ka të bëjë me gërmimet dhe tjetri me studimet në fushën e arkitekturës, që studiohen nga dy kolegët tanët me Mynihun. Qëllimi ynë është të përcaktojmë më mirë fazat e jetës në të cilën ka kaluar ky monument”, shtoi Fidler. Sikur arkeologjia te ishte kaq e thjeshte me te do te merreshin te gjithe. Ekskursione ne natyre, pamje te bukura, por pasi gjendet edhe nje cope fare e vogel qeramike ajo kalon neper nje pafundesi procesesh, që studiohen deri në imtësinë më të vogël në laborator.

“Kalohet në procesin tjetër, që është vizatimi i të gjithë objekteve me rradhë. Ky është hapi i parë i studimit”, thotë Eduardi, një prej arkeologëve shqiptarë të përfshirë në projekt.

Gregor Dohner po merret me teatrin e qytetit antic te Apolonise. Nje sale ne qiell te hapur pothuajse 13 mije vendeshe, nje shifer e konsiderueshme edhe per ditet tona. Ilirët, në masë mund të shijonin shfaqje në një strukturë të përmasave madhështore.

“Është me të vërtetë një punë e mrekullueshme, pasi ëndrrat që ka pasur ky teatër nuk i lamë të groposura, por i nxorrëm këtu në sipërfaqe dhe i bëjmë që të vazhdojnë edhe sot”, shprehet arkeologu Dohner.

Por, të largohesh nga shtëpia dhe të vish në një vend si Shqiperia ka sigurisht vështirësitë e saj.

“Vështirësia është tek vetë profesioni i arkeologjisë, që është një profesion shumë i vështirë. Kërkon shumë energji, sakrifica dhe përkushtim. Natyrisht kërkon edhe financa të mëdha dhe e keqja është se rezultatet nuk mund të arrihen në një kohë të shkurtër”, theksoi Dohner.

Ky projekt ka gjashtë vite dhe kur te mbaroje ajo qe do te kemi do te jete serish teatri me i madh ne Shqiperi.

“Tashmë po punojmë në dy drejtime, vazhdon gërmimi arkeologjik e shkencor, në mënyrë që ta shndërrojmë këtë teatër në një vend të vizitueshëm. Natyrisht, pas disa vitesh gërmimesh arkeologjike, arrijmë të kuptojmë mënyrën se si ka qenë e organizuar, qoftë ndërtesa, ashtu edhe arkitektura e saj”, shton Dohner.

Por, deri sa te vije dita që teatri të jetë krejtësisht mbi dhe, do të duhet edhe shume pune. Brikena, nje tjeter arkeologe shqiptare rrefen per punen e saj

“Puna e një arkeologu është e ndërthurrur me punën në kabinet dhe atë terren. Janë të dyja pjesë e një misioni”, shpjegon Brikena.

Apolonia ishte nje qytet i stermadh per epoken dhe rajonin. Sot, e gjithe ajo madheshti duhet te rindertohet duke kaluar nga copeza mikroskopike qeramike.

“Secili objekt, pavarësisht se mund të duket dhe i vogël dhe i pakuptimtë, ka një domethënie dhe transmeton një mesazh të rëndësishëm që kërkon të transmetojë”, vazhdoi tregimin e punës së saj Brikena.

Bashkim Lahi eshte enderrimtari i dashuruar me Apolonine. Arkeologu veteran, edhe pse jo nje vendas i zones ia ka dedikuar perpjekjet e tij nje rikthimi madheshtor te qytetit te Apolonise ne harten e destinacioneve me prestigjoze ne Europe, por ai punon per kete masterplan dite pas dite. Besimi i tij ne kete qytet 2500-vjecar eshte i patundur. Prespektiva turistike dhe vlerat e medha historike e bejne qe te kaloje pjesen me te madhe te vitit ketu, larg shtepisë.

“Apolonia, për shumë arsye ka potenciale turistike të fuqishme. Qoftë në fushën e kërkimit shkencor, ashtu edhe në atë të arkeologjisë e turizmit kulturor. Është jo vetëm vendbanimi më i madh tek ne, por edhe në Ballkan apo më gjerë. Është plotësisht e arritshme që kjo qendër të kthehet në një qendër e realizimit të fitimeve dhe të ardhurave, të cilat do të kontribuojnë më pas vërtetë për punime të mëtejshme në arkeologji”, deklaroi Lahi.

Por, per nje arkeolog qe ka germuar ne historine e lashte shqiptare nuk eshte vetem Apolonia me nje potencial te madh per tu kthyer ne atraksion turistik.

“Shqipëria është një vend i vogël vërtetë, por rrezik edhe në çdo 10-15 kilometra has në një objekt apo monument historik. Shqipëria, në një distancë kaq të shkurtër është e pasur me monumente të të gjitha periudhave dhe ky potencial duhet të shfrytëzohet në maksimum”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama