Neglizhenca dhe pakujdesia ndaj Shtepise se Alfabetit ne Manastir

Neglizhenca dhe pakujdesia ndaj Shtepise se Alfabetit ne Manastir
Nga informacionet e marra nga Manastiri dhe nga SHHSHM, nga Keshilli per Themelimin e Muzeut te Alfabetit ne Manastir, respektivisht, nga ushtruesi i detyres se drejtorit, eshte bere kerkesa per regjistrimin e ketij Institucioni kulturor ne Maqedoni, por kerkesa eshte refuzuar nga Regjistri Qendror, per shkak te Statutit te perpiluar ku figuron edhe gjuha shqipe, qe per burokracine maqedonase nuk preferohet dhe nuk lejohet te figuroje si gjuhe zyrtare as ne dokumentet zyrtare e as ne vulen e Institucionit Muzeu i Alfabetit ne Manastir.

Manastir, 15 korrik

Shtepia e Alfabetit ne Manastir shenderrohet ne Muze Kombetar-Muzeu i Alfabetit, nen perkujdesjen e Qeverise-Ministrise se kultures se RM-se! Ishte ky sihariq per te gjithe shqiptaret kudo qofshin ata, qe kjo shtepi-ky objekt  te shenderrohet ne Muzeun e Alfabetit ne Manastir.  Per rendesine dhe vlerat e ketij objekti nuk ka nevoje per koment. Mjafton te rikujtojme fjalet e zv/kryeministrit Abdylaqim Ademit, ne shenimin e 100 Vjetorit te Kongresit te dyte te Alfabetit, ne fillim te muajit prill te ketij viti, ku mes tjerash theksoi: “Manastiri per 100 vjet ishte ne shenjester per te zbehur dhe zhdukur vlerat e kultures shqiptare. Por ky qytet i konsujve dhe i Kongresit te Alfabetit, arriti ta ruaj kete vlere”.

Qyteti i konsujve, qyteti i Alfabetit, gjate vizites se djeshme duket paksa i zymte, paksa jodinjitoz, paksa jo krenar, paksa i lene pas dore nga vete ne shqiptaret e te mos flitet per institucionet shteterore qe duhet te vene dore.

Vizita e djeshme ne Manastir dhe konkretisht vizita qe i beme Shtepise se Alfabetit- Muzeut te Alfabetit ne Manastir ishte e dhimbshme dhe deshpruese. Ishte deshpruese per vete faktin se qe nga perfundimi i shenimit te 100 Vjetorit te Kongresit te Dyte, ( ne fillim te muajit prill 2010), askush me nuk kishte shkelur ne kete object, askush nuk e kishte hapur deren e Muzeut te Alfabetit ne Manastir.

Mbase si deshmi mund te sherbeje edhe fakti se ne pragun e deres hyrese te Muzeut te Alfabetit ne Manastir, jo vetem qe kishte vegetuar, por edhe  ishte rritur bari . Pos kesaj, pronari i shitores (depose) se pllakave te qeraqmikes qe ndodhet po ne kete objekt me keqardhje deklaroi: “Qe nga koha kur eshte mbajtur njefar ceremonie, askush me nuk ka ardhur bne kete objekt. Jane marre te gjitha eksponatet dhe nuk e dij se ku jane sistemuar, por ketu askush nuk ka ardhur dhe nuk vjen”.

Jane te dhimbshme pamjet, imazhet dhe fotografite per  mua personalisht dhe besoj per çdo Shqiptar, por nuk me habitin veprimet e zyrtareve dhe politikaneve  Shqiptar por me se shumti me befasojne  Shqiptaret-qytetaret e rendomte te Manastirit te cilet po kalojne para deres se harruar te kesaj shtepie me te rendesishme te historise tone, qe atypari  kalojne me mijera here ne dite dhe nuk ndalojne per nje çast qe se paku te pastrojne barin nga hyrja.  Me mbetet qe te perpiqem te kontaktoj disa shoke e miq, qe te kujdesen per kete gje te pazakonshme, sepse keto imazhe jane jo vetem te dhimbshme por edhe te turpshme per te gjithe shqiptaret kudo qofshin ata.

Nga informacionet e marra nga Manastiri dhe nga SHHSHM, nga Keshilli per Themelimin e Muzeut te Alfabetit ne Manastir, respektivisht, nga ushtruesi i detyres se drejtorit, eshte bere kerkesa per regjistrimin e ketij Institucioni kulturor ne Maqedoni, por kerkesa eshte refuzuar nga Regjistri Qendror, per shkak te Statutit te perpiluar ku figuron edhe gjuha shqipe, qe per burokracine maqedonase  nuk preferohet dhe nuk lejohet te figuroje si gjuhe zyrtare as ne dokumentet zyrtare e as ne vulen e Institucionit Muzeu i Alfabetit ne Manastir.

Megjithate, kjo nuk amniston askend, as zyrtaret shqiptar, as shqiptaret manastiras, as shqiptaret kudo qofshin, per neglizhencen dhe pakujdesine e papergjegjshmerine e treguar ndaj kesaj shtepie, Shtepise se Alfabetit ne Manastir, kur edhe me  1910 Klubi “Bashkimi” ka mundur te veproje e te organizoje Kongresin e Dyte te Alfabetit, kemi bindjen se edhe sot ne keto rrethana ka mundesi qe te kujdesemi pak per kete vend te shenjte te shqiptareve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama