Negociata per detin ministri grek tregon muskujtUshtrine ne kufi

Negociata per detin ministri grek tregon muskujt:Ushtrine ne kufi

Greqia ka treguar dhëmbët ndaj Shqipërisë. Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, ka deklaruar gjatë një vizite të tij në disa prej pikave kufitare të Greqisë me Shqipërinë se do të rihapë të gjitha postat ushtarake dhe do të riforcojë ushtrinë përgjatë kufirit shqiptaro-grek.

“Në verë, në kuadrin e këtij planifikimi që po bëhet dhe në bazë të urdhrave që janë dhënë nga unë dhe nga kreu i përgjithshëm i ushtrisë, do të rritet më tepër numri i rekrutëve në rajon. Do të ketë posta të reja, njësi komando që do të bëjnë lojëra ushtarake në zonë dhe helikopterë që duke vepruar mbi këtë rajon të vendit do t’u japin banorëve ndjenjën e sigurisë”,-ka deklaruar Kamenos.
 
I pyetur mbi pretendimet e ngritura nga Tirana zyrtare për kufijtë detarë, kryetari i “Grekëve të Pavarur”, ka deklaruar se sovraniteti i vendit nuk negociohet dhe askush nuk mund ta negociojë.
 
“Greqia as nuk frikësohet dhe as nuk ka për të dhënë një milimetër të tokës, ajrit dhe detit të saj”, u shpreh Kamenos.
 
Ministri Kamenos dhe partia e tij e djathtë njihen për pozicionime të kundërta me radikalët me të cilët bashkëqeverisin, përsa u përket çështjeve të emigracionit, por edhe marrëdhënieve me Turqinë dhe fqinjët e tjerë të Greqisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama