Nena e fsheh foshnjen ne WC per ta shpetuar nga cmenduria e te dashurit

Nena e fsheh foshnjen ne WC per ta shpetuar nga cmenduria e te dashurit

Një nënë e ka shpëtuar foshnjën e saj 6-muajshe me “frymën e fundit”, duke e fshehur në një WC, pasi i dashuri e saj e qëlloi në kokë dhe më pas, ia drejtoi armën vetes.  Jessica Arrendale, 33 vjeç, u gjet e vdekur me një plagë në kokë, të shkaktuar nga një armë zjarri, së bashku me Antoine Davis, 30 vjeç, për të cilin policia beson se ka vrarë veten në periferi të Atlantas.

Pasi policia rrethoi shtëpinë e Arrendale-s dhe hyri në shtëpi, e gjeti foshnjën të sigurt brenda WC-së dhe e dërgoi me urgjencë në spital.  Policët mbërritën në shtëpi në orët e para të mëngjesit, pasi morën një telefonatë nga dikush, i cili njoftoi se në shtëpi kishte hyrë një person i armatosur.  Ata e gjetën beben Cobie në tualet të mbuluar nga trupi i së ëmës, por shëndoshë e mirë.

Nëna e Arrendale-s, Teresa Ionniello, e cila u shpreh për radion “WSB” se Arrendale dhe Davis kanë qenë bashkë atë natë dhe se Davis-i ishte bërë shumë abuziv dhe alkoolist kohët e fundit, diçka që ishte përsëritur disa herë gjatë lidhjes së tyre.  “Ajo kishte vullnet të hekurt. E donte të bijën gjallë. E dha frymën e fundit për të bijën” – u shpreh Ionniello për vajzën e saj të ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama