Nena ime po trajtohej keq si shqiptaret ne burgjet serbe

'Nena ime po trajtohej keq, si shqiptaret ne burgjet serbe'

“Nëna ime po trajtohej keq, si shqiptarët në burgjet serbe... Bota, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i thonë stop regjimeve diktatoriale, siç pati sukses në Kosovë…” , ka deklaruar sot Eugenija Timoshenko. Eugenia, vajza e Yulia Timoshenkos falënderon rininë, studentët dhe mbarë qytetarët heroik  për pjesëmarrje në protesta në Kiev kundër diktatorit pro-rus Yaunkovich, ku në protesta morën pjesë edhe shqiptarë të Ukrainës.  Po ashtu ajo ka falënderuar angazhimin e shqiptarëve për lirimin e nënës së saj…

Evgenia Timoshenko: Nëna ime, vuajti si shqiptarët në burgjet e Serbisë. E bija e ish-kryeministres së Ukrainës, Evgeniya Timoshenkos ka pohuar se, “nëna ime ishte viktimë e hakmarrjes politik e  regjimit të ish-presidentit Janukovic”. Ndërkohë i bën apel komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të marrë masa ndaj diktatorit të fundit të Evropës në Ukrainë, i cili sajoi dhjetar viktima në protestat e fundit.

E bija e ish-kryeministres së Ukrainës, Timoshenko po ashtu ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj nënës së saj në burg. Gjykata Supreme e Ukrainës ka refuzuar apelin e ish-kryeministres Julia Timoshenko kundër dënimit shtatëvjeçar me burg nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare. Timoshenko ka qenë në burg që nga dënimi i saj në tetorin e vitit 2011.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama