Nena me prinder te racave te ndryshme lind binjake nje te bardhe e nje me ngjyre

Nëna me prindër të racave të ndryshme lind binjakë, një të bardhë e një me ngjyrë
“Mundësitë për lindje të tilla janë një në një milionë”, thonë ekspertët.  Edhe pse rastësi të kësaj natyre ndodhin kur një grua ka binjakë me atësi të ndryshme, ky është rast edhe më i rrallë duke qenë se një çift i vetëm prodhoi binjakë me karakteristika të ndryshme fizike (për shembull toni i lëkurës, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve) dhe nuk kanë përzierje të karakteristikave të prindërve. Prindërit vijnë nga raca të ndryshme, me nëna të bardha dhe baballarë me ngjyrë.

Itali, qeveria nxjerr në internet sa e kanë rrogën italianët

Këto ditë Italinë e ka pushuar zemërimi. Duke qenë se qeveria kërkon të jetë transparente me shtetasit, ajo ka publikuar në internet fitimet dhe kontributet në taksa të çdo italiani. Adresa e internetit e taksave është vizituar me miliona njerëz kureshtarët të dinë se sa marrin fqinjët, celebritetet, sportistët dhe yjet e ekranit. Aty do të lexoni se sa paguhen italianët dhe sa taksa u hiqen nga rroga. Megjithatë, Thesari italian ka ndër mend ta pezullojë këtë adresë në internet, duke qenë se ka pasur shumë ankesa. Informacioni është hedhur “online” pa asnjë paralajmërim.
   

Angli, viziton 26 kryeqytete të Evropës pa asnjë lek në xhep

Një britanik nga Sussex ka vizituar 26 kryeqytete të Evropës gjatë këtyre 6 muajve të fundit, pa shpenzuar asnjë cent. Kris Mole, 24-vjeçar i premtoi tetos së tij se do t’i besojë vetëm mirësisë dhe bujarisë së njerëzve të huaj gjatë udhëtimit prej 10 mijë miljesh. Ai kërkon të mbledhë para për kërkimet kundër kancerit. Ai ka fjetur në ashensorë, ka kaluar ditë pa një kafshatë në gojë dhe madje ka fjetur në natyrë kur nuk i është ofruar asnjë shtrat. Kris, nga Southwick, teto e të cilit vdiq nga kanceri një javë para nisjes, thotë: “Ajo që më ka nxitur të vazhdoj është mendimi i saj”.

SHBA, thyen rekordin, mban frymën për 17 minuta e 4 sekonda

David Blaine ka vendosur rekordin botëror, duke mbajtur frymën për 17 minuta e katër sekonda, në shfaqjen “Oprah Winfrey Show”. Blane, një herë ka ndenjur 1 jave brenda një arkivoli, por më parë ka thithur oksigjen të pastër për të larguar dyoksidin e karbonit nga jaku. Vendosja e këtij rekordi ishte “ëndrra e jetës”, tha ai, gjë të cilën e arriti duke ndenjur vegjetativ. “Ndihem shumë mirë”, thotë ai, ndërsa doli nga uji pasi kishte thyer rekordin e mëparshëm prej 32 sekondash. “Të them të vërtetën fillova të dyshoj në do t’ia dilja, pasi kurrë s’e kisha bërë ndërsa zemra më rrihte kaq shumë”, shton ai.

Angli, postieri pushohet se veshi pantallonat e gabuara

Një polic duhet të shoqërohej në shtëpi nga policia, pasi shkoi në punë me pantallonat e gabuara. Punonjësi i “Royal Mail”, me zyra në Northampton, kishte veshur pantallona ngjyrë blu, pra e njëjta ngjyrë me pantallonat e uniformës, vetëm se pantallonat e tij nuk e kishin logon “Royal Mail” kur ai mbërriti në punë. Pasi u thirr në drejtori për t’u disiplinuar për thyerjen e rregullores, pati një grindje me një anëtar të stafit dhe refuzoi të shkojë në shtëpi. Atëherë menaxherët thirrën policinë, e cila donte s’donte e shoqëroi në shtëpi me makinën e patrullës. Zëdhënësi thotë: “Atij ju kërkua të kthehej në shtëpi dhe të ndërrohej, por refuzoi”.

SHBA, shkon në bankë me çekun fallco të marrë 180 miliardë dollarë

Një person nga Teksasi u arrestua, pasi kërkoi të thyente në bankë një çek prej 180 miliardë dollarësh. Punonjësit e bankës “Chase Bank” në Fort Worth dyshuan kur panë çekun prej 360,000,000,000 dollarësh dhe njoftuan personin që kishte dorëzuar çekun. Gruaja thotë se i dyshuari, Charles Ray Fuller, 21-vjeçar ishte i dashuri i vajzës dhe nuk kishte leje të merrte çeqe. Fuller u arrestua për mashtrim, armëmbajtje pa leje dhe posedim marijuane. Brenda makinës së patrullës, policia thotë se Fuller pretendoi se kishte hapur kompaninë e tij dhe paratë ia kishte dhënë nëna e të dashurës për ta ndihmuar.

Angli, gjobitet 500 paund se i hodhi lule policit

Një person që valëviti një lule plastike para fytyrës së një polici është gjobitur 500 paund nga Gjykata e Lartë “Londonderry”. Gjykata dëgjoi se Neil Brian Devine, 20-vjeçar nga Beechwood, valëviti lulen para policit në mënyrë “agresive”. Ata i thanë të kthehej në shtëpi, por ai u bërtiti atyre. Devine u gjobit 150 paund për sjellje rebele, plus 350 paund të tjera se nuk u shfaq në sallën e gjyqit në disa raste të ndryshme. Avokati i mbrojtjes, Paddy MacDermott thotë se lulja ishte arma më e mirë që policia mund të kishte përpara fytyrës. Gjykatësi u shpreh se “lulja doli të ketë qenë shumë e shtrenjtë”.

SHBA, babai i dehur harron beben në dyqan

Një baba kishte pirë kaq shumë, sa harroi beben gjashtëmuajshe në dyqan dhe u largua pa të, por me çantat e ushqimeve. Shaun Marshall, 27-vjeçar doli nga dera, ndërsa karroca e saj ndodhej shumë pranë derës dhe as që e vuri re. Prokurori Mark Brennan thotë: “Policia kontrolloi kamerat e vëzhgimit për të identifikuar personin përgjegjës për fëmijë. Ata sapo e kishin zbuluar, kur ai u kthye vetë ta merrte. Arsyeja që dha ishte se ishte i lodhur dhe i hutuar. Bëri një gabim të pafajshëm dhe është penduar për të. Megjithatë policia e arrestoi, duke qenë se kishte ngarë makinën në gjendje të dehur, me një fëmijë brenda saj.

Shkruar nga Aurora Foto     
Nga Gazeta TiranaObesrver

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama