Nena

Nëna, e heshtura,
shkon e nga shkon, por prapë aty është,
në ajrin që duket dhe s’duket njëherësh,
në rrembat e gjakut tonë, në zemër.

Në rrugët ku hyjmë, të mëdha e të vogla,
kudo shkojmë,
kudo ecim,
para se të vëmë këmbën ne,
sa mban
e provon këmba e nënës.

Aty ku mund të na shfaqen sirenat
na zë veshët,
aty ku duhet të tendosim harkun,
të marrim në shenjë
na bëhet forcë dhe mëri.
Odiseja, vëllai im ballkanas
tremijëvjeçar,
në mirënjohje ndaj Athinasë,
i falej Olimpit të zbrazët.

Më dhimbset, s’arriti kurrë ta kuptojë se
qe nëna,
u kthye në Itakë, jetoi e vdiq edhe vetë
pa mbjellë një lule që s’thahet
te varri i saj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama